KRRT-ja “OK” shtatë projekteve
VLORE - Shtatë projekte publike ishin dje pjesë e diskutimeve në KRRT-në e Vlorës, ndërkohë që të gjithë projektet ishin përfitues të rishpërndarjes së fondeve të trashëguara nga viti 2009. Një ditë para diskutimit në Këshillin Bashkiak për miratimin e këtyre fondeve, anëtarët e KRRT-së u dhanë “OK” projekteve, të cilat do të realizohen me vlerën prej afro 120 mijë lekë. “është detyrimi ynë në ndihmë të një rishpërndarjeje të drejtë të tyre, - tha me cilësinë e kryetarit të KRRT-së, kryebashkiaku Gjika, - në mënyrë që të jenë pjesë e përmirësimit të infrastrukturës së qytetit të Vlorës. Këto projekte kërkojnë vendimmarrje për t’i hapur rrugë Këshillit Bashkiak si dhe administratës, në vijimin e punës normale, në lidhje me realizimin e tyre. Ndër projektet që morën lejet e ndërtimit janë rehabilitimi i disa rrugëve, i sheshit Pavarësia, rreth-rrotullimi në Skelë etj. q.b