KRRT kundër rrugës paralel me portin
30/04/2010 Bashkia e Durrësit nuk “çan kokën”, përgatit tenderin. Thellohet kriza mes institucioneve
DURRES- Bashkia e Durrësit ka thelluar edhe më shumë krizën me shumicën e anëtarëve të KRRT-së me të cilët është përfshirë në një sërë debatesh. Dje me forcën e kartonit të shumicës së djathtë në këtë komision nuk i është hapur drita jeshile ndërtimit të rrugës së re që do të përshkojë thuajse në të gjithë gjatësinë e vet murit rrethues të portit nga Banka Kombëtare Tregtare deri tek Ura e Dajlanit.
Përplasjet
Pas dështimit një pas një të katër mbledhjeve të radhës së KRRT për shkak të papajtueshmërisë në dhënien e lejes së ndërtimit për flotën e re të peshkimit, ky komision është mbledhur dje paradite. Komisioni ka zhbllokuar ngërçin lidhur me lejet e ndërtimit dhe lejet për shesh ndërtimi që kanë kërkuar industria e ndërtimit, ndërsa nuk ka dhënë miratim për projektin e rrugës së re. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako ka thënë se votimi kundër ka qenë vendim i marrë në mënyrë politike, duke shtuar se nuk ka asgjë teknike për ta penguar. KRRT ka 15 anëtarë dhe tetë prej tyre votojnë në bllok. Këta të fundit 4 i përkasin prefekturës, 3 janë zgjedhur nga Këshilli i Bashkisë dhe një është i mjedisit, ndërsa Dako në të gjitha rastet ka të sigurt 7 votat e anëtarëve të institucionit të tij. Debatet janë zhvilluar të ashpra pasi anëtarë të KRRT-së kanë thënë se bashkisë i intereson të miratojë këtë projekt jo për të bërë rrugë, por për të nisur me dhënien e lejeve të ndërtimit në tokë publike dhe në tokë që është në pronësi e inventar fizik të portit e të hekurudhës. Porti ka mirëpritur propozimin për të bërë një rrugë të dytë hyrëse në qytet, por ka vënë në kusht që kjo rrugë të kalojë në anë të pallateve dhe jo përgjatë murit. Në këtë mënyrë porti përfiton tokë për terminalin e kontenierëve dhe rruga bëhet me të njëjtë tregues teknik. Por bashkia këmbëngulë që rruga të shkojë ngjitur me murin e sotëm rrethues të portit. Dako ka thënë se pavarësisht vendimit kundër të KRRT-së, bashkia do të vazhdojë projektin. Bashkia ka caktuar zhvillimin e tenderit të rrugës më datë 28 maj dhe Dako bën të ditur se nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Kryetari i bashkisë e ka justifikuar këtë pohim duke iu referuar investimeve që po bëhen me fondet e qeverisë qendrore. “Qeveria nuk ka marrë leje nga bashkia për të investuar në rrugën e Porto Romanos, Spitallë, unazën Shkozet-Plepa dhe rrugë të tjera, kështu që edhe ne nuk kemi pse të presin KRRT-në për aq kohë sa bëhet fjalë për investime publike”,-është shprehur Dako. Por kryetari i bashkisë ka thënë se do të kërkojë edhe një takim tjetër para datës së afrimit të 28 majit për të bindur KRRT-në që të mos shtyjë tenderin. Mbledhja kishte parashikuar që të shqyrtojë 67 kërkesa për leje ndërtimi, 78 kërkesa për leje sheshi ndërtimi dhe 10 studime të pjesshme urbanistike për investime publike. Dështimi i njëpasnjëshëm i mbledhjeve të KRRT-së pritet të ketë ndikimin e vet në të ardhurat e bashkisë që sigurohen nga lejet e ndërtimit dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Rruga
Bashkia ka vite që diskuton ndërtimin e një rrugë të re hyrëse-dalëse në qytet. Aktualisht në Durrës ka vetëm një rrugë të tillë tek Ura e Dajlanit dhe po aty mendohet të kalojë një e tillë. Gjurmët e projektuara tregojnë se segmenti do të jetë 3.4 km i gjatë dhe do të nisë tek Ura e Dajlanit për të përfunduar tek porta numër 2 e portit. Parashikohet që rruga të jetë 17 metër e gjerë, me dy korsi dhe trotuare 1.5 m. Ndryshe nga rrugët e tjera segmenti do të përshkojë një korsi më vete për biçikleta. Departamenti Urbanistikës, që ka bërë projektin ka thënë se rruga parashikohet të kërkojë më shumë se 300 milionë lekë për t’u ndërtuar. Ndërkohë bashkia ka lënë mënjanë në buxhetin e saj të këtij viti 100 milionë lekë për lotin e parë nga porta numër 2 e portit deri tek peshorja e vjetër pranë hekurudhës me një gjatësi prej 800 m.