E Hënë, 2 Nëntor 2026

KRRTRSH legalizon 65 zona informale

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, (KRRTRSH), miratoi ditën e djeshme legalizimin e 65 zonave informale, të shtrira në 8 qarqet kryesore të vendit; në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Sarandë, etj.

“Mbledhja merr në shqyrtim miratimin e kufijve të 65 zonave, në 8 qarqe, të cilat përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 8 mijë hektarësh, me 8 mijë banesa për mbi 74 mijë familje dhe 310 mijë banorë”, - tha Kryeministri Sali Berisha. Duke folur për rëndësinë e legalizimit, mes të tjerave ai theksoi se, me këtë proces, hyn në një treg një kapital i ngrirë deri tani, me vlerë 2 miliardë USD.

Ndërsa, sipas statistikave të ALUIZNI-t, përfitues me pronësi mbi to bëhen rreth 74 mijë familje me 300 mijë banorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›