- KRRTRSH miraton masterplanin dhe lejen e ndertimit te pjeseve perberese te terminalit te aeroportit "Nene Tereza" - Te nderuar anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes
- KRRTRSH miraton masterplanin dhe lejen e ndertimit te pjeseve perberese te terminalit te aeroportit "Nene Tereza" -
Te nderuar anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise,
Te nderuar te ftuar,
Mbledhjen e sotme te Keshillit, i cili mbetet nje nga hallkat kryesore te kontrollit te territorit dhe te zhvillimit e planifikimit per zhvillim, e mbajme jo rastesisht ne aeroportin nderkombetar "Nene Tereza"te Rinasit. Ne funksion te zhvillimit te tij te metejshem, do te marrim ne shqyrtim njeren prej sipermarrjeve me te prekshme dhe spektakolare te qeverise shqiptare: miratimin e masterplanit dhe lejet e ndertimit te pjeseve te tij perberese te terminalit te ri te Aeroportit "Nene Tereza" te Rinasit, qe, siç dihet, pas nje konkursi nderkombetar, eshte fituar nga grupi "Airport Partners", ku lider eshte investitori strategjik, kompania prestigjoze Gjermane "HOCHTIF Airport GmbH", e njohur per ndertime aeroportesh ne Europe e shkalle globale.
Pas vendimarrjes sone do te jene Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise qe do te thote fjalen e vet perfundimtare dhe shume shpejt Shqiperia do te "kuroje", modernizoje dhe te çele me strandartet e sigurise dhe te levizjes se lire te botes moderne, nje nga portat kryesore te komunkimit me realitetin global, aeroportin me te madh te vendit. Gjithashtu, ne kete qe nenvizova ka nje ndryshim te madh: nuk thashe ne aeroportin e vetem te vendit, sepse edhe dy te tjere jane duke u ndertuar nderkohe, nje ne veri, tjetri ne jug. Te gjitha keto jane prova te pakundershtueshme se perfundimisht Shqiperia eshte bere nje treg real atraktiv per investime serioze nderkombetare. Jane prova se koha e sudeve dhe xhaferreve ka mbetur perfundimisht prapa, ne mjegullen e kohes.
Me vendimarrjen e sotme edhe nje kompani tjeter me reputacion te shquar nderkombetar nis te veproje ne realitetet e zhvillimeve shqiptare. Konsorciumi Airoport Partners perbehet nga HOCHTIF airoport, si partneri kryesor me 47 % te paketes kontrolluese, DEG (Grupi i investimeve dhe zhvillimeve gjermane) me 37 % te paketes kontrolluese, fondi Shqiptaro-amerikan i ndermarrjeve me 16 % te paketes. Financuesit e paketes se investimit do te jene BERZH, Alfa Bank, Banka Tregtare e Greqise, DEG (Fondi i Investimeve dhe Zhvillimeve Gjermane), Banka Shqiptaro-Amerikane, etj. HOCHTIF ka 60 vjet eksperience ne projektim te aeroporteve, planizim, ndertim dhe menxhim te tyre ne shkalle boterore. Kjo eksperience eshte e shprehur ne aeroportin e Sidneit, Dyseldorfit, Hamburgut, Athines etj. Qarkullimi vjetor i kompanise per vitin 2002 ka qene 12 miliarde euro.
I gjitha kjo behet ne nje kohe kur tek ne sapo ka filluar te formezohet edhe nje levizje antiglobaliste me tipare te qarta komuniste, e cila po grumbullon rrreth vetes edhe qarqet politike qe i kundervihen zhvillimit, investimeve te huaja direkte dhe qe kerkojne izolimin per interesa te vogla. Ne katermbedhjete vjet pluralizem Shqiperia nuk mund te mbahet peng e se kaluares. Verberia politike dhe etja per pushtet nuk mund te na beje te pavemendshem ndaj ketyre segmenteve te moszhvillimit dhe perpjekjeve per te frenuar vendimarrjen ne kete funksion. Kjo eshte sfida jone dhe ne emer te kesaj sfide jemi te gatshem te marrim kostot e veprimit per zhvillim ne nje shoqeri demokratike..
Po çka ne thelb ky Masterplan?
Masterplani parashikon:
- Nje terminal te ri per pasagjeret
- Terminalin e ri te cargos
- Magazinat e mirembajtjes se avioneve
- Hangaret e avioneve
- Rruget lidhese te aeroportit
- Zgjerimin e vendqendrimit te avioneve
Ky masterplan, pervec zones koncensionare parashikon edhe zonen e zhvillimit dhe zonen e kufizuar, duke siguruar standarte te larta te sigurise ne toke te avioneve dhe te pasagjereve, duke arritur standartet e kerkuara nderkombetare. Te gjitha keto do te bejne qe aeroporti "Nene Tereza" te kaloje ne kategorine "C" dhe elementet qe do te permbushen deri ne perfundimin e projektit, te bejne te mundur kalimin ne kategorine "B", pra ne nje nivel me aeroportet e Italise, Greqise etj.
Zbatimi i masterplanit do te realizohet ne dy faza:
• Faza e pare ka nje vlere prej 33 milione eurosh dhe perfundon ne vitin 2006. Kjo faze parashikon perpunimin e pasagjereve nga 600 mije qe jane sot, ne 1.5 milion e gjysem ne vit.
• Faza e dyte shtrihet ne kater vjet te tjere, pra deri 2010 dhe siguron infrastrukturen e perpunimit per 3 milione pasagjere ne vit.
Jane parashikuar te gjitha investimet e nevojeshme qe aeroporti "Nene Tereza" te funksionoje edhe si aeroport tranziti. Persa i takon terminalit jane parashikur te gjithe elementet e sigurise qe do te shoqerojne, edhe ne fushen e trasportit ajror, procesin e aderimit te vendit tone ne BE, pra ndarjen e udhetareve sipas kategorise se vizave.
Ne total investimi eshte 83 milione Euro dhe periudha e koncensionit eshte per 20 vitet e ardhshem.
Pjese e ketij projekti eshte edhe ndertimi i rruges se re Tirane –Rinas, e gjate 7 km. Eshte projekt i qeverise shqiptare qe do te realizohet nga konsorciumi. Kjo rruge parashikohet te kushtoje 9 milion dhe perfundon ne vitin 2006, se bashku me terminalin.
Ju faleminderit!