E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Bejrut, e cila u zhvillua me ftesë zyrtare të homologut të tij libanez, Kryeministrit Rafik Hariri. Ne aeroportin nderkombetar

Kryeministri Fatos Nano ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Bejrut, e cila u zhvillua me ftesë zyrtare të homologut të tij libanez, Kryeministrit Rafik Hariri.

Ne aeroportin nderkombetar te Bejrutit Kryeministri Nano eshte percjelle nga homologu libanez z.Hariri dhe anetare te kabinetit qeveritar. Duke ju pergjigjur interesimit te medias vendase dhe shqiptare qe ndoqen kete vizite ne lidhje me rezultatet e saj konkrete zoti Nano u shpreh: "Ajo që po konkretizohet në këtë vizitë është zhvillimi i një modeli bashkëpunimi dhe iniciativave konkrete, që po i japin përmbajtje dhe një vlerë të shtuar edhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Libanit. Arritëm të përcaktojmë procedura dhe afate për të nënshkruar marrëveshjet që mungojnë, janë marrëveshje standarte që do të lehtësojnë kontaktet e drejtpërdrejta midis kompanive, komuniteteve, biznesit dhe bankave. Kjo ndodh në një moment kur Shqipëria është në hapje, ka një paketë të rëndësishme privatizimesh për të ofruar në tregun e madh, ku Bejruti është një qendër e rëndësishme financiare, afariste e të gjithë botës arabe dhe veçanërisht dua të theksoj se ka dhe një ngjashmëri tjetër veç atij që është njohur gjatë kësaj vizite. Edhe këtu, italianët janë partneri i parë ekonomik dhe tregtar dhe tashmë ajo që do të pasojë është përgatitja brenda pak javëve e marrëveshjeve të reja dhe gadishmëria e shprehur nga Kryeministri Hariri për të ardhur dhe për të nënshkruar në Tiranë këto marrëveshje do të shoqërohet me delegacione të rëndësishme të biznesit vendas.

Çfarë marrëveshje do të përgatiten mes dy vendeve zoti Nano?

Marrëveshjet janë ato të evitimit të taksimit të dyfishtë, të mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve, të transportit, për lidhjen ajrore dhe detare mes dy vendeve. Ramë dakort të krijojmë edhe një komision të përbashkët, këtë rradhë të udhëhequr nga të dy Kryeministrat, i cili do të përbëjë kuadrin institucional të zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të lehtësirave për kontaktet e sipërmarrësve.

Çfarë vendi do të zërë Libani në procesin e privatizimit në Shqipëri?

Eshtë një nga partnerët që po tregon interesa të qarta. Natyrisht edhe këtu ka një procedurë transparente që nxit konkurrencën dhe prandaj qeveria libaneze ka krijuar një mjedis kaq miqësor dhe nxitës për sipërmarrjen, kështu që unë jam i lumtur që edhe shoqëritë libaneze do të paraqiten për të konkuruar në tenderat ndërkombëtar të privatizimeve tona strategjike" ka perfunduar kryeministri shqiptar.

Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano u cilësua nga Kryeministri libanez, Z.Hariri, personalitetet e larta te Libanit dhe perfaqesues te sipermarjeve te te dy vendeve si një hap i rendesishem në bashkëpunimin dy palësh e cila do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet midis Libanit e Shqipërisë, por edhe midis rajoneve ku të dy vendet kanë një rol të rëndësishëm.

Kryeministri Fatos Nano, sot pasdite, eshte kthyer në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›