Shoqe dhe shoke te kryesise se Partise Socialiste, Në rendin e ditës të kryesisë sonë sot janë problemet që lidhen me mbylljen me sukses të punimeve te Konferencave te PSSH kudo në struktu
Shoqe dhe shoke te kryesise se Partise Socialiste,
Në rendin e ditës të kryesisë sonë sot janë problemet që lidhen me mbylljen me sukses të punimeve te Konferencave te PSSH kudo në strukturën tonë kombëtare dhe natyrshëm përgatitjet tona në 12 muajt e ardhshëm dhe kur them tonat kam parasysh socialistët progresistët dhe aleatet tane per të fituar zgjedhjet parlamentare te vitit 2005.
Konferencat e socialisteve ne rrethe, janë ngjarje të shquara jo vetëm për ne. Ato përfunduan përgjithësisht me sukses dhe dëshmuan ne vemendjen e të gjithëve se PSSH mbetet pa mëdyshje forca me demokratike politike ne vend. Ky proces demokratik i zgjedhjeve ne strukturat lokale te Partise edhe këtë herë ishte i hapur, i pergjegjshem, analizues dhe vendimmarres në dobi te cuarjes me tej të progresit të njohur të qëndrueshëm dhe që vazhdon me qeverisjen e vendit në rrugën e integrimit euroatlantik. Nuk besoj se e kanë errësuar në sytë tanë dhe të gjithë atyre që na mbështesin ne këtë proces dhe ne këtë progres sensibilitetet apo reflektimi mediatik se u konfirmuan Nano apo jo, pro-Nano apo pro qoftelargut kushdoqofte, pro këtij apo kunder atij. Ky proces ishte serioz, sepse partia është serioze dhe me këtë vazhdim të shfaqjes së përgjegjësisë sonë si forca më demokratike në vend dhamë nje prove tjeter të pergjegjesise sone në procesin e vazhdimit të misionit për ta integruar vendin në BE dhe NATO. Natyrshëm ne jemi parti rozë por nuk e shikojmë gjendjen vetëm rozë.
Konferencat nxorren ne pah edhe nje sere problemesh para te cilave ne si Kryesi, Sekretaret e KPD-se, vetë struktura më e lartë udhëheqëse e partisë KPD, por dhe e gjithe struktura e saj nuk mund te qëndrojmë symbyllur, nuk mund të neglizhojmë pa dashje apo me emocionet e stinës tiparin e qëndrueshmërisë dhe të forcës sonë të 14 vjetëve aftësinë e PSSH: për t'i njohur problemet për t'i zgjidhur ato, pra për të korrigjuar vetveten sepse kjo na ka mbajtur të gjalle, vitale, te hapur, konkurues dhe fitues, në gjithë këto vite dhe konkurues dhe fitues do të thotë sidomos katerciperisht te ndryshem nga Partia e Berishes apo te tjera parti te vendit. Ky është objektivi ynë edhe për vitin kalendariko-elektoral që kemi përpara dhe në këtë funksion me këto objektiva që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë dua te ngre sot para jush për t'i shnderruar ne tema te bashkebisedimit politik brenda partisë dhe me shoqërinë në të cilën ne vlerësohemi dhe prandaj vetëkorrigjohemi, disa probleme qe përmbledhtas janë si me poshte dhe qe i kam klasifikuar në dy grupe:
I pari:
Ne nje numer konferencash sërish, pavarësisht nga vullneti ynë për progres, progres i shenuar, u vu re mos hapja në të gjithë kanatin e derës per te rinjte. Kur them te rinjte nuk kam parasysh vetem moshen, por ne radhe te pare sidomos njerez me aftesi te reja konkuruese. Konkurruese në të gjitha fushat e zhvillimit prioritar dhe të integrimit të vendit. Është fakt që ne të gjithë e dimë dhe që nuk e kemi mbajtur për vete dhe ia kemi bërë të njohur publikut të gjerë, që në këto vite ka nje numer të madh militantesh te rinj të progresit që janë shfaqur, janë sprovuar, kane studiuar jo vetëm jashte shtetit, por janë sprovuar në procesin e reformave dhe të kapërcimit të vështirësive që lidhen me to; nje numer tjeter i madh kuadrosh te rinjsh jane shfaqur dhe provuar si menaxhere te afte dhe drejtues tashmë dhe politik dhe jo vetëm në administratë dhe në strukturat e shtetit, por edhe te sipermarrjes se lire. Pak prej tyre, nuk besoj se keni konteste, madje shume pak ende jane afruar dhe promovuar nga strukturat tona te partise sidomos ne baze. Une nuk e keqkuptoj përkundrazi e ndjej njëlloj shqetësimin legjitim te shume prej drejtuesve te partise edhe ne baze, që arsyetojne se nese Shqiperia ne qeverisjen e Partise Socialiste dhe të koalicioneve mazhoritare që ajo ka udhëhequr ka arritur suksese spektakolare, ne keto suksese kanë edhe ata rolin e vet si militante dhe njerëz të kockës dhe përvojës tradicionale të socializmit. Kane absolutisht te drejte ne kete gjykim, por nuk mund të ndalemi vetëm me këtë nostalgji, sepse nga ana tjeter, jeta leviz, ritmet qe kerkojme te kapim kane nevoje edhe per mendim te ri, për energji te fresketa, per shkathtesim te mëtejshëm të jetes dhe veprimtarisë se partise dhe për bashkekohesi si tendencë e veprimit tonë politik të aksionit tonë reformator. Ne vazhdojmë të krahasohemi me vetveten sepse krahasimi me ato që ka bërë dhe vazhdon të bejë partia e Berishes, siç e kemi thene prej kohesh, mbetet vrastar per një parti vitale si e jona. Ne nuk mund të mos vazhdojmë të krahasohemi me standartet e Europes se Bashkuar dhe prandaj nuk mund të krahasohemi më me standartet e Kooperatives se Bashkuar te Tipit te Ulet Berisha, sepse per t'u integruar ne institucionet e Europes se Bashkuar punohet me ritmin e së ardhmes dhe Kjo eshte sfida jone e madhe të cilës asnjëherë nuk i jemi shmangur.
Grupi i dytë i problemeve lidhet me nje stanjacion, nje fryme familjariteti dhe vetekenaqesie squllese që u shfaq dhe në procesin e fundit të ballafaqimit të drejtuesve të partisë në zgjedhje me anëtarësinë. PSSH nuk është parti aliene, është parti shqiptare, jeton, vuan, por edhe duke mbrojtur veten me antikorpet e krijuara për shkak të prinicipialitetit dhe të militantizmit atdhetar dhe europian në vite, që shërben për të kuruar sëmundjet tradicionale apo në tranzicion të shoqërisë shqiptare. Edhe në konferencat e fundit jo te pakta ishin rastet kur, ne kundershtim me orientimin programor dhe statutor poltik të ardhur nga kjo kryesi apo me norma të përcaktuara edhe për këto zgjedhje nga KPD, që na udhëheq per te matur punen e drejtuesve, vecanërisht, mbi bazen e rezultateve te zgjedhjeve te fundit per pushtetin vendor dhe për pasojë për të kërkuar freskime ku kemi humbur, sërish u imponuan klane humbesish apo abuzuesish me pushtetin dhe mandatin partiak. U rishfaq në disa raste me tone shqetësuese kembengulja e nje numeri drejtuesish lokal të partisë, jo vetëm per te mos e respektuar kete vendim parimor politik, por edhe për të ndërtuar lobe familjariteti aspak parimor që ruajnë stanjacionin dhe duhet t'i ndihmojmë edhe këta shokë të kenë një vetekënaqësi pa të ardhme, sepse nuk ka të ardhme në Shqipëri n.q.s ndjenjat dhe interesat e vogla aq më shumë lokale t'i shërbejnë kthimit të kohës mbrapsht, apo ardhjes së qoftëlargut sërish në pushtet. Ne nuk duhet te harrojme per asnje cast se Partia apo cilado organizatë e saj rrezikohen kur humbasin frymen dhe shpirtin politik te progresit dhe ne vend qe te gjenerojne ide dhe shpirt, dhe ne socialistët e dimë më mirë se kushdo tjetër se cdo të thotë shpirt sakrifice dhe zhvillimi, për të cilin edhe të zgjedhurit paguajnë, organizatat tona në vend që të bëhen qendra ku debatohet për zhvillimin dhe progresin ne mjaft raste vazhdojnë të gjenerojnë në kërkesa për punëra, qofshin këto vende pune apo tendera, që lidhen me farefisni apo klane, që po humbasin vulën në treg, sepse tregu po hapet, informaliteti dhe klientelizmi i klaneve në treg po zhduket.
Per te gjitha keto grupe problemesh si Kryetar i partisë ftoj Kryesinë të shfaq gjykimin kolegjal për secilin anetar edhe me mandatin e te deleguarit ne Konferencat e rretheve, të shprehen me lartësinë e detyrës jo për pergojimin e ketij apo te atij personazhi, apo anëtari të thjeshtë apo të përbërë të partisë por me synimin që na bashkon për pergjithesimin e thelluar te dukurive kritike qe punët jo vetëm te mos degradojnë, por të permiresohen akoma më shumë. Unë besoj se serioziteti ynë mbështetet tek vazhdimi i analizës me thellesi të problematikave me të cilat ndeshemi dhe tek përcaktimi i rrugeve për zgjidhjen e tyre ne mënyrë që problemet që kemi të mos kthehen në problematikë të pazgjidhshme.
Ne do të vazhdojmë të jemi gjithnje e me kritike ndaj vetes por bashkarisht jo vec e vec, per gjithcka qe duhet arritur dhe jo thjesht per cfarë nuk është bere dot, prandaj gjej me vend te theksoj se shkundja e institucioneve tona politike dhe perfaqesuese ekzekutive dhe legjislative, shkundja e titullarëve dhe e të mandatuarve për të udhëhequr këtë proces reformash dhe progresi për integrim duhet të vijë pa humbur më asnjë dekikë kohë, në nivelet që kërkon gjithë partia jonë dhe elektorati ynë i pashtershëm.
Edhe pse levizja, veçanerisht e strukturave te ekzekutivit eshte tashme akoma më e dukshme dhe kjo lidhet edhe me shtimin e presionit institucional dhe politik vertikal, qe fillon nga zyra ime në qeveri dhe në parti, nuk mund të jemi të kenaqur nga shkalla e pergjegjesise që shfaqet edhe nga nje numer shokesh që janë anëtare te forumeve drejtuese, edhe këtu në kryesi, dhe veçanerisht për angazhimin, qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e provës politike që i japin perfaqesuesit tane ne legjislativ. Ajo qe ka ndodhur, - sot nuk ndodhi,- nuk e di a do të vazhdojë të ndodhi ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, nuk mund të falet dhe të tolerohet më. Nuk na kupton askush edhe sikur vec e vec apo ne grupëzime të vogla të përpiqemi ta kuptojmë se kur me shume se tani Shqiperise i duhen pershpejtimi i reformave dhe i vendimmarjes per to, kur qeveria, partia në tërësi, kryesia dhe KPD substanca e patjetërsueshme e grupit tonë parlamentar dhe një numër agjencish dhe organizmash që lidhen me këtë mazhorancë janë perfshire ne ritmin e larte të punes për integrim, për lufte kundër varfërisë, për zhvillim të qëndrueshëm, për luftë pa kompromise me krimin e organizuar, me trafiqet, me papunesine e mbetur, me mungesen e dritave apo te ujit te pijshem qe po plotesohen etj., ne disa raste ne Kuvendin e Shqipërisë nuk arrijme te bejme kuorumin, qoftë edhe për shkaqe banale, si ato të mos "shkuljes" së deputetëve nga kafenete apo të xhirove bosh brenda dhe jashte vendit, brenda dhe jashtë mandatit politik, që na kanë dhënë anëtarët e partisë dhe shumica e zgjedhësve tanë. Unë nuk besoj se mund të tolerohet më qe shoke, anëtare te Kryesise të votojne pa dashje, të krijojnë alibira për një mirekuptim vote me opoziten, votat lexohen në tabelë nuk ka shpjegim vote për anëtarët e kryesisë dhe kjo ka shërbyer për të krijuar iluzionin fiktiv të "bjerrjes" se maxhorances. Sigurisht, e njejta gje mund te thuhet edhe per deputete te partive pjestare te koalicionit per Integrim, që s'mund të jetë një koalicion për dizintegrim, por ne le të merremi me veten. Dhe pastaj të shtrëngojmë radhët e koalicionit me të njëjtën përgjegjshmëri. Ndodh dhe me shume se kaq. Më lejoni të kujtoj se çfare thashe edhe ne Konferencen e Partise se Tiranes. Kushedi pse, ka shokë përfaqësues, shokë vendimarrës, por që nuk ndihmojnë në marrjen e vendimeve të mëdha për fatet e partisë, por sidomos për fatet e vendit në integrim, që duket se kane humbur ambicjet reale, (qe dyshoj se i kanë pasur ndonjëherë apo jo), sepse e harxhojnë pjesën më vitale të kohës përfaqësuese dhe vendimarrëse, ekzekutive apo politike, legjislative apo elektorale me diskutime boshe mbi te ashtuquajturen "lodhje nga qeverisja", "konsum nga qeverisja", e keshtu me radhe. Më lejoni të përsëris atë që përbën dhe filozofinë tonë politike të përsëritur: nese dikush eshte lodhur, nuk eshte e lodhur Partia Socialiste e Shqiperise, nuk jane lodhur aspak progresistet shqiptare, te cilet i kane mbeshtetur idealet e tyre per integrimin e Shqiperise ne botën Euroatlantike, tek kjo qeverisje, tek ky program politik dhe sidomos tek partneriteti dhe aftësia jonë për të bashkepunuar me të gjithë spektrin aktiv vital të shoqërisë për progres të shoqërisë shqiptare.
Për shkak se një numër anëtarësh të kryesisë janë anëtarë të ekzekutivit, - por jo vetëm për këtë shkak sepse kryesia e partisë udhëheq të gjitha aksionet tona politike dhe qeverisëse,- ju e dini se me to, me luftën pa kompromis kunder korrupsionit, trafiqeve dhe informalitetit, me shtimin e kapaciteteve që na afrojnë me standartet e integrimit dhe për shkak se me rritjen e shkalles se partneritetit të institucioneve dhe të përfaqësuesve të Republikës së Shqipërisë, - natyrisht nga maxhoranca,- me Bashkimin Europian dhe NATO-n si partner, ka reaksion në politikën dhe shoqërinë shqiptare, në sipërmarrjen dhe në krimin dhe botën e krimit shqiptar dhe më gjërë se kaq. Ky reaksion i strukturave të inkriminuara, apo afer tyre, eshte rritur. Prandaj dhe politika driteshkurter e opozites për zhvillim dhe integrim eshte bere me agresive, sic edhe politika e vjetër ka filluar të përzihet në mënyrë të cuditshme me reaksionin e inkriminuar. Kjo shpjegon pse opozita ndaj vendimarrjeve të mëdha është kryesisht destruktive dhe antiglobaliste, sepse përballë projekteve të mëdha për zhvillim dhe integrim nuk jep asnjë opsion të vërtetë politik dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e vendit, kështu që nuk besoj se lidhet me izolimin e trashëguar. Edhe sot opozita e vjetër deshmoi se nuk është e afte te heqë dore nga praktikat e bojkotit primitiv edhe kur shfaqet edhe kur rishfaqet maxhoranca. Kjo shkume ka dale ne siperfaqe për fat të keq edhe te mediave shqiptare.
Kur ne iu futem kesaj lufte për trasparencë dhe për forcim të autoritetit të ligjit në mënyrë të barabartë mbi gjithcka dhe mbi këdo, pra dhe mbi ne, si pjesë dhe substance e programit tone ambicioz per ta futur Shqiperine ne Europe, per te thelluar reformat dhe pershpejtuar ritmet e integrimit, ne e dinim se do ndodhte një reaksion i tille, prandaj e morem ne sy këtë përgjegjësi bashkë me kostot e saj ne emer te së ardhmes europiane te vendit.
Prandaj ka ardhur koha të flasim hapur me njëri tjetrin dhe me ata që na kanë votuar dhe mbështesin. Nuk mundemi të fshehim kokën si struci në rërën apo në plehrat, që duam të pastrojmë me ndjenjat dhe psikozën e krizave të krijuara artificialisht.
Duke shfrytëzuar dhe trasparencën tradicionale të kryesisë për publikun, praninë e medias, më lejoni të ritheksoj,- unë ju ftoj të gjithëve të nderuar miq, nuk quaj dot miq ata që duan të frenojnë zhvillimin dhe po e jap publikisht këtë mesazh,- ju ftoj t'i shohim gjërat me gjakftohtësi.
Rritja ekonomike e vendit është e qendrueshme per të shtatin vit rradhazi, 6% mesatarisht. Në vitin kalendariko-elektoral ku kemi hyrë do të jetë akoma më e qëndrueshme, akoma më e lartë. Sot paga minimale ne Shqiperi eshte 110 USD, bie apo s'bie dollari leku është i qëndrueshëm, ose dyfishi i 7 viteve me pare. Shpenzimet e buxhetit te shtetit sivjet arrijne ne rreth 2 miliard USD, ( i kam për efekte krahasuese sepse sërish theksoj se leku është i qëndrueshëm), prej te cilave 520 milion USD jane investime kapitale dhe po kaq janë fondet per programet e ndihmes sociale, që sic e dini i zbaton aleati ynë i PSD. Ne fushen e investimeve substanca e fondeve publike po perdoren me efektivitet dhe në kohë, për infrastrukturen, veçanërisht për plotësimin dhe mbylljen e korridoreve rrugore Veri Jug dhe Lindje Perendim, per ndertimin dhe rikonstruksionin vetem sivjet te 300 shkollave, te 485 ambulancave dhe qendrave shendetesore, te 100 ujesjellesave etj. Perfundimisht arritëm të bëjmë dhe cudinë që se besonin as vetë, në pranveren e vitit 2005 do nise ne Vlore ndërtimi i burimit të pare të energjise së re qe nga viti 1984, TEC i ri Vlores, me nje vlere investimi vetëm për fazen e pare prej rreth 150 milione EURO.
Per shkak te reformave te thella strukturore ne ekonomi, te privatizimeve te suksesshme nga të gjitha qeveritë e socialistëve dhe progresistëve, të shtimit të kapaciteteve dhe për këtë shkak të konsolidimit te standarteve të shtetit te se drejtes në monitorimin dhe afrimin me botën euroatlantike, është fakt që jane rritur ndjeshem investimet e huaja direkte ne Shqiperi, te cilat gjithnje e me shume po mbeshteten me kredi, garanci financiare, po mbulohen nga institucione financiare nderkombetare dhe nga banka me emer gjithnjë e më të madh të tregjeve perëndimore dhe, prandaj vendi ynë është përfshirë në mënyrë të pakthyeshme ne harten e tregjeve atraktive dhe te sigurta per investime me sukses.
Une sot isha në mbledhjen e radhes të KRRTRSH-së me një numër përfaqësuesish të qeverisë, ku u miratua perfundimisht masterplani dhe projekti i Terminalit të Aeroportit me te madh te vendit "Nënë Tereza", Rinas, që do të ndërtohet me koncesion nga firma prestigjoze HOECHTIF - "Airport Partners", firma gjermane që ka ndërtuar një numër aeroportesh bashkëkohore në Europë dhe në botë e mbështetur dhe nga banka prestigjoze, që financojnë me vështirësi projekte që nuk janë të sigurta në vende që nuk janë të sigurta. Derisa banka prestigjoze financojnë firma prestigjoze, në ndërtime prestigjoze, si aeroportet ndërkombëtare, kjo do të thotë që Shqipëria ka prestigj. Kompani gjithashtu prestigjoze ne tregjet nderkombetare si "Lockhid Martin", "GE", Siemens, Reiffeisen Bank, VODAFON, Banko di Roma, Daimler Craisler etj., jane tashme prezent ne realitetin e zhvillimit shqiptar, i cili po behet ditë pas dite akoma me atraktiv dhe me afer standarteve perendimore. Te tjera firma te rendesishme nderkombetare po shfaqin interes dhe jane ne negociata të pakthyeshme per te investuar ne Shqiperi.
Per shkak te ketij progresi te gjithanshem është e sigurtë se negociatat per marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitet: e para (BE) në 2005 dhe e dyta (NATO) në 2007, kane hyre ne fazen perfundimtare dhe janë të sigurta.
Ku eshte pra, e ashtuquajtura "krize", qe ekziston veçse ne mendjet e pangopura per pushtet te paligjshem dhe te pamerituar te cilitdo, qofte ky edhe mes nesh? Levizja "Nano Ik" iku. Levizje te tjera ik e hajde po lindin dhe do shuhen ne menyre ciklike per shkak te themeleve demokratike të PS, që ne ndertuam dhe konsoliduam ne Shqiperi. Jemi ne që ndërtuam këtë demokratizim të partive dhe këtë liri të funksionimit të një shoqërie të hapur në Shqipëri. Apo se mbani mend se c'ndodhte para 7 vitesh. Per sa i takon Partise Socialiste dhe te ashtuquajtures "krize" te saj, me duhet te rinenvizoj se Ilir Meta me problemet e tij, aty ka qenë, aty është, nuk mund të jetë kriza jone, por tregues i suksesit tone që kemi instaluar perfundimisht vlera dhe standarte progresiste te botes demokratike moderne ku po integrohemi. Mund të lëvizet lirisht në Partinë Socialiste, për të hyrë dhe për të dalë, për të hyrë prapë, kështu e kemi dhenë statut. Kjo eshte deshmi e atij transformimit rrenjesor qe i kemi bere politikes shqiptare, shoqerise, shtetit dhe iniciatives se lire jo vetëm në treg, por edhe në politikë në Shqipëri. Nga ky kendveshtrim ne kemi patur përherë edhe oponence edhe opozite mes nesh dhe përballë nesh, sepse ky eshte produkt i krijuar nga vetë ne me filozofine dhe praktiken tone te sipermarrjes politike të mospërjashtimit, të gjithpërfshirjes, të konkurimit, të meritokracisë dhe natyrisht e përsëris në bazë të meritave militanto-elektorale. Kush votohet dhe rivotohet është sovran. Kush nuk votohet dhe nuk rivotohet nuk mund të kërkojë anullimin e kongreseve që votojnë e rivotojnë militantët e sprovuar.
Prandaj perseris pyetjen: Ku eshte e ashtuquajtura "Krize"?
Nese ka mes nesh "mekatare", qe pasi flasin ne foltoren e Kuvendit, kthehen dhe shohin me frike dhe pervuajtje mekatare nga tavolinat ku eshte ulur opozita, atehere ne nuk do pranojme qe mekatin e tyre ata t'ia faturojne Partise Socialiste aq më pak dhe qeverisjes se saj. Nese opozita ka luajtur me ndonjërin prej nesh politiken e "zenies se bishtit me dere", sepse kam te dhena se edhe ndonje minister me shume pret dhe milkon perfaqesues te opozites, sesa deputetët tane – dhe kete nuk besoj se e ben ne emer te "formimit" te tij më te larte demokratik, - ne nuk kemi pse te paguajme per këta njerëz. Aq me pak do te lejojme te paguaje zhvillimi euroatlantik dhe integrimi i vendit. Une vazhdoj te perseris se jemi pak per t'u ndare, jemi pak per te bere flirte, sipas rastit apo me rradhe me Berishen dhe reaksionin e tij te papergjegjshem antiprogresist dhe antiglobalist. Por per kedo qe ka vendosur te na kthejë kurrizin, të largohet prej nesh, (kur largohet tjetri të kthen kurrizin), dua të bej te qarte njëlloj se ne mbetemi serish shume, shumë dhe shumë per te ruajtur gjithe ate investim qe kemi kryer sëbashku ne 13 vjet aktivitet politik, sakrifica dhe suksese dhe ne 8 vjet qeverisje dhe, kjo konsiston ne mbrojtjen dhe pasurimin jo të xhepave tanë, por të vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare drejt standarteve të botës euroatlantike, per te mos u kthyer ne parti te tipit Hoxha – Berisha. Partite e reja ikin dhe vinë, këto jane kosto buxheti (deri me sot nuk jane kthyer ne buxhetin e shtetit gjysem milioni dollare nga një numër i konsiderueshëm partish deri dhe parlamentare, por edhe parti të themeluara dhe shkrira ne pragje zgjedhjesh), por ne historine e copezimeve te partive tradicionale shqiptare që nuk kthejnë as paratë, pra nuk rimbursojnë as buxhetin as elektoratin.
Nuk eshte e veshtire te kuptohet strategjia aktuale e opozites, e asaj reale, por edhe e bishtave rastësorë të saj, strategji e cila ne thelb nuk ka asgje te re. Ka nisur etja e zgjedhjeve dhe opozita përpiqet ta fute vendin ne nje atmosfere te ngarkuar dhe te tensionuar dhe të kushtëzuar për zgjedhje dhe me zgjedhje. Natyrisht dhe me pazare që bëhen për to. Nuk ka ndonjë ekuivok, zgjedhjet jane ne mesin e vitit 2005.
Ne, me pergjegjesine e nevojshme politike dhe ligjore, po punojme per permbushjen e te gjitha detyrimeve qe burojne nga verejtjet, dhe sugjerimet për përmirësime të OSBE/ODIHR-it. Ne si parti kryesore ne vend dhe drejtues te maxhorances, jemi teresisht te angazhuar qe ne bashkepunim me te gjitha partite parlamentare te realizojme procesin zgjedhor shqiptar ne përputhje me standartet e botes moderne. Ata që mendojnë se do ta shkatërrojnë procesin zgjedhor tani dhe deri në qershor 2005 për të na mbajtur jashtë asociimit me BE apo jashtë NATO-s, gabohen. Do të ngelen ata jashtë NATO-s, (aq jashtë sa kanë mbetur në 7 a 8 vjet). Do të mbeten jashtë pushtetit, por jo jashtë përparimit të Shqipërisë, apo integrimit të saj në BE dhe NATO. (Do të hyjë dhe Saliu pavarësisht se do ta pengojë).
Ne si parti e përsërisim ftesën publike për opoziten që te mos e degradojë debatin per permiresimet ne procesin zgjedhor ne muhabet kungulleshkash. Ne e ftojmë të gjithë opozitën te bashkepunojme per te formesuar perfundimisht nje sistem qe mbi interesat e partive per pushtet, garanton te drejten kushtetuese te shtetasve per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur, sipas parimit "nje njeri, nje vote".
Nderkaq ne kemi detyre te qeverisim dhe nuk mund të lëmë punët përgjysëm dhe të turremi të gjithë të kapim ca njerëz që do të na garantojnë të kandidojmë prapë. Ne do të kandidojmë si maxhorancë, si forcë politike drejtuese e maxhorancës, si forcë udhëheqëse e reformave për integrim, d.m.th s'na lejohet të kandidojmë veç e veç. Mjerë ata që do të kandidojnë veç e veç përballë forcës sonë, cilido qoftë brenda apo jashtë nesh. Mjerimi më i madh që do t'u ndodhe do të jetë që do të humbasin, (se nuk kemi futur njeri në burg për shkaqe konkurence elektorale).
Per kete arsye me lejoni te propozoj qe te shpallim sot Kryesine e PSSH si shtabin politik dhe organizativ që do të realizojë fazen me te rendesishme te Kuvendimit te madh, takimin e PSSH, e deputetëve, e qeveritarëve, të udhëheqësve të të tjerave nivele, e militantëve dhe menaxherëve të progresit, me shoqerine shqiptare progresiste kudo ku ajo jeton dhe zhvillohet. Si Kryetar i Partise dhe me atributet qe me jep Statuti kerkoj qe ne KPD-ne me te aferme, Kryesia te paraqese nje kalendar veprimesh politike tererisht te detajuar qe nga Tirana e deri ne komunen apo fshatin me te thelle, ku përfaqësuesit takohen me njerëzit. Personalisht kam nisur rishikimin e te gjithe axhendes sime si Kryetar i Partise dhe si Kryeministër, ne funksion te ketij aksioni te madh prane njerezve, duke qene i bindur se kjo do te japë efekte edhe ne pershpejtimin e reformave qeverisese qe prodhojne me shume mireqenie, shendet, dije, drejtesi, siguri, dinjitet dhe integrim. Cilido socialist qe e gjen veten ne kete proces unikal, -nuk e bejmë për të sfiduar të tjerët, por për të krijuar modelet e zhvillimit edhe në politikë, te komunikimit publik,- është i mirepritur. Sepse Partia Socialiste nuk eshte as miniere e braktisur dhe e taposur në ndonjë rreth të veriut, aq me pak shtepia e qylit ku xha Brahos i tundin dybekun.
Une jam i bindur se diskutimi yne i sotem do te kete pikerisht kete kahje: si te pershpejtojme edhe me tej ritmet e zhvillimit, si te mos viktimizohemi as përkohësisht nga strategjia e vjeteruar e opozites shqiptare, si ta zgjerojme rrethin e miqve të progresit dhe jo të miqve personalë, me qellim qe fitorja ne zgjedhjet e vitit te ardhshem te jete ashtu siç e deshirojne progresistet e vertete që na kanë mbështetur që prej 14 apo 7 vjetësh!
Ju faleminderit!