E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano është nisur sot paradite në krye të një delegacioni,në Bejrut, me ftese zyrtare nga homologu i tij libanez z.Rafik Hariri, për një vizitë dyditore më 13 dhe 14 Korrik

Kryeministri Fatos Nano është nisur sot paradite në krye të një delegacioni,në Bejrut, me ftese zyrtare nga homologu i tij libanez z.Rafik Hariri, për një vizitë dyditore më 13 dhe 14 Korrik. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Nano do zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit.

Kryeministri Nano ka mbërritur rreth ores 13.00 në aeroportin e Bejrutit ku është pritur nga homologu i tij libanez z.Rafik Hariri, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar,si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Liban.

Të dy Kryeministrat kanë parakaluar përpara truprojës së nderit në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast.

Në ditën e parë të kësaj vizite, zoti Nano do të zhvillojë takime dhe bisedime zyrtare me Kryeministrin e Libanit zotin Rafik Hariri, ku do të diskutojnë çështje me interes të përbashkët për të dy vendet.

Kryeministri Fatos Nano dhe delegacioni që e shoqëron, në ditën e dytë të kësaj vizite, do të priten nga Kryetari i Asamblesë të Libanit Nabih Berry, si dhe nga anetare të tjerë të kabinetit qeveritar.

Po ashtu gjatë kësaj vizite do të zhvillohet nje takim i rëndësishëm ndërmjet Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Bujqësisë së Bejrutit dhe asaj të Shqipërisë në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe te biznesit.

Me këtë rast Kryeministri Nano shoqerohet nga nje grup përfaqsuesish të sipërmarrjes shqiptare të kryesuar nga z.Luan Bregasi Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise të Shqipërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›