E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRTRSH, sot vazhdon miratimi i projekteve

Javën e kaluar, në mbledhjen e caktuar më parë në axhendë, u miratuan rreth 19 projekte, që nga studime urbanistike për zona të ndryshme të vendit, e deri te projektet për turizmin, si në Orikum apo në Gjirin e Lalzit. 

TIRANE- Sot paradite, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë miraton projektet e lëna që nga mbledhja e javës së kaluar. Javën e kaluar, në mbledhjen e caktuar më parë në axhendë, u miratuan rreth 19 projekte, që nga studime urbanistike për zona të ndryshme të vendit, e deri te projektet për turizmin, si në Orikum apo në Gjirin e Lalzit, si dhe projekti i shumëpërfolur i zonës energjetike dhe industriale të Porto-Romanos. Në mbledhjen e datës 14 korrik, Berisha shtyu miratimin e katër fabrikave të çimentove, për shkak se Ministria e Mjedisit nuk ka përfunduar studimin për efektet në mjedis të këtyre fabrikave. Ai i dha rekomandim Xhuvelit që ta përfundojë shumë shpejt këtë studim, pasi miratimi edhe i katër fabrikave të tjera për çimento ka kosto në ekonominë shqiptare, si për shkak të vonesës në investim, ashtu edhe për sektorin e punësimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›