E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, shpërthen gurorja, vdes roja

Shpërthen një gurore pranë një fabrike çimentoje në fshatin Gocaj pranë Lezhës. Nga shpërthimi mendohet të ketë mbetur i vdekur 48 vjeçari Zef Simoni dhe është plagosur Pal Gjini 55 vjeç. Si viktima dhe i plagosuri ishin rojet e gurores. Lajmi konfirmohet për "Ora News" nga vetë drejtori i Përgjitshëm i Policisë Ahmet Prençi.
Mendohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes së lëndëve ekspozive për nxjerrjen e gurëve. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar policia për të verifikuar dhe ka bërë arrestimin e pronarit. Fabrika e çimentos ndodhej afër gurores dhe ka pësuar dëmtime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›