KQZ:Numërimi i votave dhe me 2 anëtarë të një spektri
KQZ nxjerr udhëzimin për Grupet e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 qershorit. I detyrueshëm numerimi i votave i monitoruar domosdoshmërisht nga kamerat e teknologjisë mbështetëse.
TIRANE- Grupi i numërimit të votave do të vazhdojë numërin edhe nëse do të përbëhet nga 2 anëtarë qofshin këta të të njëjtit spektër politik, por me një kusht që të jetë të monitoruara domosdoshmërisht nga kamerat e teknologjisë mbështetëse.
Ky është vendimi që KQZ miratoi mbrëmë në kuadër të “udhëzimit për funksionimin e grupeve të numurimit të votave (GNV)”. Propozimi u bë nga përfaqësues të PS-së dhe pas disa mosmarrëveshjeve mes palëve Komisioni pranoi dhe miratoi propozimin.
Në udhëzimin e përmirësuar nga KQZ parashikohet dhe funksionimi i GNV-ve për rastet kur regjistrimi me kamera nuk funksionon për arësye të ndryshme, ndërkohë që numërimi i kutisë së votimit nuk ka përfunduar. Në këto raste numëruesit përfundojnë numërimin e kësaj kutije, duke e ndërprerë procesin deri në vënien në funksion të teknologjisë mbështetëse ose plotësimin e GNV-ve.
Kodi zgjedhor përcakton (pika 4, neni 94) që KQZ vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore.
Në të gjithë vendin do të jenë 66 Vende të Numërimit të Votave, të realizuara mbi bazën e numrit të KZAZ-ve që janë në shkallë vendi. Në to do të instalohen 66 kamera regjistruese
(s.g/ATSH/BalkanWeb)