E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Do marrim pikë ndaj Portugalisë

 

Mbrojtësi kosovar gjatë konferencës për shtyp në rezidencën e kuqezinjve në Durrës, iu bashkua korit të optimistëve në prag të ndeshjes kundër Portugalisë. “Është një ndeshje shumë e vështirë për ne, por do të luajmë përballë publikut tonë dhe besoj që do të marrim rezultat pozitiv. Ndihemi më të motivuar për ndeshjen e së shtunës në “Qemal Stafa”. Kupa në Ukrainë? Ishte një sukses i madh për Vorsklën, sepse ka fituar një trofe kaq të rëndësishëm si kupa e Ukrainës pas 40 vjetësh. Vorskla do të luajë sezonin që vjen në Ligën Evropiane”, përfundoi Curri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›