KS, diskuton sot për kërkesën palestineze

Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë diskutimin në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Autoritetit Palestinez për të njohur ndërkombëtarisht shtetin e Palestinës.
Të premten që kaloi, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas dorëzoi në duart e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kërkesën për njohjen e Palestinës shtet.
Kërkesa, përveç Këshilllit të Sigurimit, do të shqyrtohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Sipas mediave ndërkombëtare sfida e madhe e Abasa dhe e palestinezëve mbetet vetoja e paralajmëruar e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.
Kjo veto u paralajmëruar nga vete presidenti Obama i cili tha se SHBA nuk është kundër një shteti palestinez, por se ai duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve.