KS i OKB-së, mbledhje urgjente
Nju Jork-Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente, pas vendimit të Koresë së Veriut. Mbledhja urgjente, do të zhvillohet pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Japonisë. 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, do të zhvillojnë takimin e tyre rreth orës 20:00 të mbrëmjes me orën evropiane.
Zëdhënësi i ambasadorit amerikan në OKB Klod Heler bëri të ditur se SHBA-të, besojnë se Koreja e Veriut ka raketa me rreze të gjatë veprimi. Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka shfaqur keqardhje për vendimin e Koresë Veriore që, përkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, ta lëshojë raketën.