UNMIK: Mund të kthehet dhuna në Mitrovicë
Prishtinë -Zyrtarë të UNMIK-ut në Mitrovicë kanë tërhequr vërejtjen për mundësinë e konfrontimeve dhe fillimit të dhunës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, shkruan gazeta e përditshme në Prishtinë, "Koha Ditore". Banorët serbë të lokacionit Kroi i Vitakut, vitin e kaluar kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Ndërkohë, përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, ka deklaruar se UNMIK-u po mundohet të arrijë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.
“Nëse kjo nuk arrihet, kam frikë se do të ketë konfrontime në këtë pjesë të Mitrovicës, dhe atëherë është e mundur që në atë konfrontim të ndërhyjë policia, EULEX-i, madje edhe KFOR-i”, ka thënë përfaqësuesi rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë.