Morissette sërish në formë, me fruta e perime
Të dobësohesh pa shumë sakrifica. Sipas Alanis Morissette, kjo është e mundur. Këngëtarja ka treguar për revistën “Ok” se si ka arritur të humbasë nëntë kile në 5 muaj dhe të jetojë një tjetër rini.
Këngëtarja 34 vjeçare ka treguar se brenda më pak se një viti ishte shëndoshur dhe ndihej vërtetë shumë keq me formën trupore. Por më pas zbuloi formulën e doktor Joel Fuhrman, një nga mjekët më në zë në Hollywood, që këshillon ngrënien e frutave, perimeve, duke evituar mishin dhe djathin.
Me një dietë të tillë këngëtarja humbi 9 kilet e tepërta dhe tani thotë se ndihet një adoleshente. “jam bërë ajo që doja të isha. Jam në formën time më të mirë. Më parë, zgjohesha dhe nuk ndihesha mirë, mendoja se kjo ishte një krizë e të qënit mbi 30-vjeç. Por tani, ndihem fare mirë dhe plot energji”- ka thënë ajo.
Morissette ka treguar se sekreti i saj ishte “sanduic dhe oriz” dhe se “nuk besonte kurrsesi në dieta”. Kjo sepse donte të jetonte shëndetshëm, një jetë të gjatë që të kalonte edhe 120 vite.