E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliona somalezë nevojë për ndihmë humanitare

Gjenevë- Bota e ka harruar Somalinë! Më tepër se 3,2 milionë somalezë do të kenë nevojë për ndihmë në gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të shtrirjes së luftimeve mes milicive në vend, theksoi sot Zyra e OKB-së për bashkërendimin e ndihmës humanitare (OCHA).

"TË paktën 3,2 milionë persona, ose 43 për qind e popullsisë së vendit, do të vazhdojnë të kenë nevojë për ndihmë humanitare dhe ushqimore deri në shtator", njofton OCHA në një komunikatë.

Organizata e OKB-së njofton se situata ushqimore do të vazhdojë të jetë "e paqëndrueshme në shumë pjesë të vendit", kryesisht për shkak të "shtrirjes" në të gjithë territorin të luftimeve mes milicisë proqeveritare dhe rebelëve që prej muajit maj.

Sipas OCHA-s, luftimet deri tani të kufizuara në kryeqytetin Mogadisho janë "shtrirë në disa qytete të mëdha në jug dhe në qendër të Somalisë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›