E Diel, 1 Nëntor 2026

KS, seanca për Kosovën më 17 maj, raporti i Ban Ki Moon

TIRANE- Këshilli i Sigurimit në një seancë që do të mbahet më 17 maj, do të shqyrtojë raportin e radhës për zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, që përfshin periudhën e zhvillimeve 15 dhjetor deri ne 15 mars. Raporti ka të bashkangjitur edhe vleresimet mbi punën e EULEX it. Data 17 maj u njoftua nga Libani, anëtar me mandat dyvjeçar dhe kryesues i radhës për këtë muaj i Këshillit. Axhenda e takimeve që përfshin edhe seancën për Kosovën, tashmë është miratuar nga Këshilli i Sigurimit. Sekretari i Pergjithesh i OKB.se në këtë raport bën një përshkrim të zhvillimeve në tremujorin e fundit dhe u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të bisedojnë për çështje praktike të bashkëpunimit rajonal. Në raport, Ban Ki Moon nënvizon se qëndrueshmëria afatgjate dhe zhvillimi i Kosovës dhe rajonit lidhet me një proces të suksesshëm pajtimi në mes bashkësive, ndërsa ka shfaqur shqetësimin mbi mundësinë e rritjes së tensioneve në veri. Edhe në këtë séance, Kosovën pritet ta përfaqësojë shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›