5 Maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
TIRANE- Me rastin e 5 Majit Ditës së Dëshmorëve Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri", në nderim të veprës së dëshmorëve të kombit.
Kryeministri Berisha tha se "kjo është dita kur çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë ndaj dëshmorëve të kombit".
Berisha është pyetur dhe për grevën e opozitës, duke shprehur keqardhjen për nismën e Partisë Socialiste, deputetë dhe mbështetës të së cilës kanë hyrë në grevë urie.
Edhe bashkia Kamëz organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e busteve pranë disa shkollave të Kamzës. Shkollat në të cilat do të vendosen këto buste janë: 2 buste në Bathore, 1 në Zallmner, si dhe 1 në Valias. Këto shkolla janë emëruar me emrat e katër dëshmorëve: Sulejman Elezi, Niko Hoxha, Halit Coka dhe Elez Isuf Ndreu.
(s.g/BalkanWeb)