E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të ulet TVSH e ilaceve, të rrisim pagat e pensionet

TIRANE-Taksa e Vlerës së Shtuar (TVSH) për barnat do të ulet më 10% kurse pagat dhe pensionet do të kenë rritje të mëdha këtë vit. Kështu deklaroi sot Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë.
“TVSH ne sektorin e shendetësise do të ulet ne 10%, nga 20 % që është aktualisht”.
I përqëndruar tek barnat, Berisha tha se ilaçet në vendin tonë janë me çmime më të lartat në rajon.
Ndaj gjithë këtij problemi, kryeministri e ka drejtuar gishtin ndaj mportuesve të ilaçeve, që sipas tij, abuzojnë me çmimet, duke i deklaruar të blera me një çmim 4 herë më të lartë se sa çmimi real.
"Me vendosjen e tvsh-së 10 për qind për sektorin shëndetësor, Shqipëria i jep goditjen përfundimtare spekullimit në këtë sector”, tha Berisha.

“Me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që TVSH-ja në sistemin e shëndetësisë për çdo gjë dhe për gjithçka të jetë 10%. Me këtë vendim të cilën komuniteti i mjekëve por edhe i sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar dhe mirëpritur shumë, synohet zgjerimi i shërbimeve”, theksoi ndër të tjera Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Pagat e pensionet
Në mbedhjen e sotme të qevrrisë kreu I qeverisë theksoi se ky vit od të jetë viti me rrogat më të mëdha.
"Qeveria është e vendosur që me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit, të procedojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve".

Edhe pse Berisha pranoi se “ky është një vit ku tregjet financiare janë në një gjendje të vështirë, madje panik të vërtetë”, qeveria, -tha ai,-do të rritë pagat pasi kemi treguar se mundësojmë të ulim diferencën mes pagave maksimale dhe atyre mesatare.

Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha deklaroi se “rritjen më të madhe të pagave do ta kenë rrogat dhe pensionet e ulëta, ndërsa rrogat e larta dhe zyrtareve të lartë do të rriten sa masa e inflacionit, ose 1 % më shumë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›