E Hënë, 2 Nëntor 2026

Disidentët e gjithë botës, nostalgji për patronatin e presidencës “Bush”

Në vitin 2006, Al-Hendi ishte duke lundruar në një faqe interneti pro-demokracisë në një internet-kafe të Damask-ut, kur disa policë civilë të armatosur me pistoleta dhe automatik hynë papritmazi në lokal, për ta kontrolluar imtësisht dhe e futën në bagazhin e një makine. Ai bëri më shumë se një muaj në burg. Të shumtën e kohës e ka kaluar në një qeli 5x3 pa dritare ku mund të dëgjonte një mikun e tij që ishte duke u torturuar. Këto britma - tha ai - i rrënqethën mishin, por të paktën e dinte se nuk e kishin vrarë.
Sido që ndodhi, disidenti Al-Hendi ishte me fat: tani jeton si refugjat politik në Maryland të SHBA-ve, ku punon në një organizatë të quajtur “cyberdissident.org”. Të hënën e kaluar ai mori pjesë sëbashku me disa disidentë të tjerë në një konferencë ndërkombëtare të sponsorizuar nga “Bush Institute” në Southern Methodist University për të diskutuar se si mjetet digjitale mund të përdoren për t’u rezistuar regjimeve represive.
Gjithashtu Ai arriti të takojë edhe Presidentin e 43-të SHBA-ve. Në një mëngjes privat të ofruar nga Bush dhe gruaja e tij Laura, mesazh i Hendi-t për ish-presidentin ishte i shkurtër dhe i thjeshtë: “Na mungon”. Ka pasur “shumë ndryshime” nën administratën e re - shtoi ai - dhe jo për mirë.
Kurse disidenti Adrian Hong, i burgosur në Kinë në vitin 2006 sepse kishte ndihmuar disa Koreanë Veriorë të arratiseshin nga vendi i tyre (përmes një hekurudhore moderne të nëndheshme), ri-përsëriti konceptin. “Kur u lirua (pas 10 ditësh) ata më thanë se u lirova për shkak të lidhjes së fortë midis Shtëpinë e Bardhë dhe të kulturës që ju vetë keni promovuar”, - i ka thënë Presidentit Bush.
Ish-Presidenti Bush, me një ngjyrë verore, nuk e përmendi fare Presidenti Obama as me mikrofon hapur as mbyllur. Gjënë më të habitshme që tha ai ishte: “Jam me të vërtetë i shqetësuar në lidhje me këtë mentalitet izolues ... Unë mendoj se i bëjmë nder vlerave të vendit tonë”. Kurse disidentët nuk ishin kaq diplomatikë. Siriani Al-Hendi ka përqendruar vëmendjen në ndryshimet që nga pikëpamja e tij zoti Obama ka operuar në politikën ndaj vendit të tij. “Në Siri, kur një disident i vetëm arrestohej gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, zëdhënësi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të paktën do ta kishte dënuar veprimin. Nën administratën Obama:“asgjë”.
Al-Hendi as nuk është një përkrahës i përpjekjeve të kësaj administrate, e cila synon të ndreqë marrëdhëniet me regjimin e Damaskut, si ne rasti e fundit i dërgimit të një ambasadori në Siri për herë të parë qysh prej vitit 2005. “Kjo i jep besim në regjimin”, thotë ai, “sepse nuk janë në gjendje të komunikojë: ata nuk besojnë në këtë. Ata besojnë në përdorimin e forcës”.
Kurse Hong i vë gjërat në këtë mënyrë: “Nëse shikoni mbështetjen e dhënë për disidentët ... dhe retorikën, gjithçka është shembur papritur”. Ai thotë se me Bush ka pasur shumë takime të nivelit të lartë me disidentët e Koresë së Veriut. “Ata janë ekspozuar më të vërtetë për të treguar se ishte një prioritet i tyre".
Pastaj ka qenë, Marsel Granier, president i RCTV, kanali më i vjetër dhe televizioni më popullor në Venezuelë, i cili i jep punë disa mijëra njerëzve - ose kështu ndodhte përpara se Hugo Chávez t’i tërhiqte ë licencën për rrjetit në vitin 2007. Tani po përpiqet të mbajë një kanal të pavarur televiziv kabllor: në janar, Chávez ka urdhëruar rrjetit kabllor të mos e transmetojë më kanalin që drejtohet nga Granier. Pavarësisht aktivistëve pro-qeveritar të cilët kanë sulmuar shtëpinë e tij dy herë me gaz lotsjellës, Granier ende banon në vend pa pushim duke mbështetur lirinë e medies.
Ashtu si shumë demokratë prezentë në konferencë, Granier ishte i ngacmuar nga zgjedhja historike e Obamës, dhe sesi ai ka stimuluar elektoratin amerikan. Por një vit e gjysmë më vonë, ai është i mërzitur nga heshtja e administratës, ndërsa vendi i tij po shkon me shpejtësi drejt një diktature. “Në Afganistan”," bën shaka Ai, “të paktën e di se Amerika do të jetë e zënë për 18 muajt e ardhshëm”.
Ky kuptim i braktisjes është ushqyer nga ndryshimet në politikën aktuale. Vetëm këtë javë erdhi lajmi se administrata Obama ka prerë gjysmën e fondeve për t’u përdorur në promovimin e demokracisë në Egjipt. Programe në vende të tilla si Jordania dhe Irani tashmë janë prerë. Pastaj ka edhe gjeste simbolike: lënia jashtë derës të Dalai Lama, deklaratat të pakuptimta ndaj mbështetjes për demonstruesit iranianë, buzëqeshjet dhe shtrëngimet e duarve me Chavez, dhe kështu me radhë.
Daniel Baer, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit i cili mori pjesë në konferencë, kur ngrita çështjen, ka kundërshtuar idenë që Shtëpia e Bardhë është distancuar nga promovimi i të drejtave të njeriut, sikur të ishte një “mantra” pa themel. Por, në praktikë, çdo gjë është vetëm një pjesë e strategjisë së Obamës, për të dhënë kuptimin e qartë se ai nuk është si paraardhësi i tij.
Bush është pothuajse i sigurt dhe i vetëdijshëm se “agjenda e lirisë”, shtylla kurrizore e presidencës së tij, është bërë e pashmangshme lidhja me luftën në Irak dhe ndryshimin e regjimit me forcë. Mëkat. Promovimi paqësor i të drejtave të njeriut dhe të demokracisë – kjo edhe me humbjen e jetës për liri - është në përputhje me vlerat më themelore të Amerikës.
Megjithatë, për momentin Bush nuk ishte vetëm një rekomandim për këtë fushatë: nuk mund të ripërtërijë imazhin dhe ta de-politizojë me sukses nga rendi i ditës “agjendën e lirisë”. Pra, ndoshta me shpresë, duke qëndruar në prapaskenë, amerikanët janë publikisht ende të kujdesshëm për të përqafuar këtë arsye. Për të mirën e lirisë të guxojnë me demokratët në vendet si Irani, Kuba, Koreja e Veriut, Venezuela, Kolumbia, Kina dhe Rusia, dhe ne shpresojmë të jetë kështu.
(The Wall Street Journal)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›