KS shqyrton raportin tremujor më 17 qershor
Prishtinë- Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të shqyrtojë javën e ardhshme raportin e rregullt tremujor për Kosovën, raportojnë mediet e Prishtinës. Sipas Radio Televizionit të Kosovës ‘Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të mërkurën, më 17 qershor, situatën në Kosovë’.
Nga ana e tij Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, në mbledhjen e fundjavës së kaluar të qeverisë kosovare, paralajmëroi se Kosova së shpejti do të jetë sërish e pranishme në Nju Jork në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimti të OKB-së dhe, përveç raportimit për progresin e deritanishëm, do të lobojë e angazhohet për të çuar më tej procesin e njohjes së shtetit të ri.