Policia e Kosovës padi ndaj Ivanoviç dhe Jakshiç
Prishtinë -Dy përfaqësues të Këshillit Kombëtar Serb në Mitrovicë, Millan Ivanoviç dhe Marko Jakshiç do të ndiqen penalisht. Policia e Kosovës ka inicuar kallëzim penal ndaj Ivanoviç dhe Jakshiç për thirrje publike për djegien e vendkalimeve 1 dhe 31 në veri të Kosovës, në shkurt të vitit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti. Ivanovi dhe Jakshiç i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pabaza.