E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Partitë të garantojnë zgjedhje me standarde

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u kërkoi dje partive politike që të japin maksimumin e tyre për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme. 6 ditë përpara zgjedhjeve, KSHH e sheh të nevojshme të ritheksojë edhe njëherë thirrjen për zhvillimin e një fushate të qetë, duke shmangur gjuhën e urrejtjes, gjë që do të ndikonte pozitivisht edhe në atmosferën e ditës së votimit. KSHH shpreh shqetësimin se mjaft KQV ende nuk janë emëruar. Kjo ndodh se partitë politike përkatëse nuk i kanë paraqitur KZAZ-ve propozimet. Shqetësim tjetër është ai i disa ndryshimeve, bashkimeve apo ndarjeve pa kriter dhe jashtë afateve ligjore të qendrave të votimit. Veprime të tilla mund të sjellin konfuzion, sorollatje dhe pakënaqësi të zgjedhësve. KSHH i sugjeron KQZ-së që në interes të ecurisë të procesit të rregullt zgjedhor të ndërhyjë për të parandaluar pasojat e dëmshme, pavarësisht se ligji me këtë detyrë ka ngarkuar njësitë e qeverisjes vendore. Gjithashtu, KSHH-ja u bën thirrje shqiptarëve të shkojnë të tërheqin kartat e identitetit dhe të marrin pjesë në zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›