2400 euro në muaj! Kaq na kushton një deputet
Një deputet shqiptar na "kushton" 2400 euro në muaj. Raporti i fundit i "Mjaft!" nën nismën "Unë-votoj" ka treguar shifrat marramendëse që buxheti i Kuvendit harxhon për të krijuar luksin e 140 ligjvënësve të zgjedhur nga populli. Për të gjithë deputetët, shuma totale që harxhon Kuvendi për të përballuar rrogat, makinat, transportin dhe telefonin vetëm për një muaj, shkon mbi 336 mijë euro. Një deputet paguhet në muaj me 1000 euro dhe për çdo pjesëmarrje në mbledhje komisionesh parlamentare shpërblehet me 20 euro. 1000 euro të tjera një ligjvënës i këtij vendi i shpenzon nga buxheti i Kuvendit për karburant për transportin, mirëmbajtje auto + goma + sigurim automjetesh, hotel për shoferët e automjeteve, dieta për deputetët dhe shoferët e tyre. Ndërsa për telefonin ata kanë të paguar vetëm 140 euro në muaj nga buxheti i Kuvendit, ndërsa linja fikse brenda Tiranës për ta është falas. Nëse bëjmë një pasqyrë të ndryshimeve të buxhetit të Kuvendit për legjislaturën XVII parlamentare vihet re një rritje progresive nga viti në vit. Në vitin 2006, buxheti i Kuvendit, për sa u përket shpenzimeve operative, ka qenë në vlerën e 260 milionë lekëve, që përbën rreth 27.6% të totalit; në vitin 2007 rritet në 299650000 lekë, që përbën rreth 28.1% të totalit; në vitin 2008 rritet në 343000000 lekë; në vitin 2009 rritet në 373000000 lekë, që përbën rreth 35.7% të totalit. Çdo deputet i Kuvendit tonë është i pajisur me automjet, ndërkohë që në disa nga vendet më të zhvilluara të Europës, si Franca, Gjermania apo Norvegjia, deputetëve nuk u sigurohet automjet, por kanë në dispozicion një numër të kufizuar automjetesh në një park, ku duhet të planifikojnë udhëtimet, të cilat mund të kryhen vetëm brenda kryeqyteteve dhe vetëm për çështje legjislative. Nëse nuk ka automjete në dispozicion, ata duhet të përdorin taksi. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mbrohen dhe mbështeten nga një paketë ligjesh të aprovuara nga ata vetë, me konsensus të plotë nga të gjitha kahet politike. Gjatë këtyre viteve, në sistem pluralist, në periudha të ndryshme deputetët e Parlamentit shqiptar kanë miratuar ligje që i ndihmojnë ata të zhvillojnë aktivitetin parlamentar krejt normalisht. Këto ligje sanksionojnë të drejtën e deputetëve tanë për të pasur në dispozicion automjet, shofer, të marrin pagë ekstra për pjesëmarrjen në komisione parlamentare dhe shumë privilegje të tjera. Nga ana tjetër, nëse krahasojmë shpenzimet në buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë me buxhetin e disa vendeve që ngjajnë me vendin tonë, do të dallojmë disa të dhëna domethënëse. Për shembull, buxheti i Parlamentit të Estonisë, vend që sapo ka hyrë në Bashkimin Europian, dhe me të shkuar të ngjashme me atë të Shqipërisë, iu siguron parlamentarëve vetëm 591 euro në muaj për të gjitha shpenzimet e tjera përveç rrogës, ndërsa shpenzimet e Parlamentit shqiptar vetëm për transportin e deputetëve, ku përfshihet automjeti, shoferi, karburanti dhe mirëmbajtja, arrijnë 1000 euro në muaj. Një vend tjetër i rajonit, me GDP për banor pak më të lartë se ajo e vendit tonë, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, nuk u siguron automjete deputetëve të Parlamentit. Parlamenti i këtij vendi u ofron deputetëve vetëm 60 euro/muaj për biseda me celular. Buxheti i Kuvendit të Shqipërisë u siguron 140 euro/muaj shpenzime bisedash me celular, si dhe biseda të pakufizuara me telefona linje brenda Tiranës, pra më tepër se dyfishi i asaj që harxhojnë deputetët maqedonas, që kanë GDP për banor më të lartë se Shqipëria. Nga monitorimi i "Unë-votoj" figuron se gjatë kësaj legjislature janë zhvilluar 98 mbledhje të komisioneve parlamentare në mungesë kuorumi, si dhe është marrë vendimi për kalimin në seancë plenare dhe votimin e 62 nismave ligjore dhe 8 raporteve institucionale.
Vëzhgimi, prezenca
e deputetëve
Sa i takon prezencës së deputetëve në punimet parlamentar, nga monitorimi vërehet se mesatarja e prezencës së deputeteve në katër vite shënon vlerën e 76.5% të të gjitha çështjeve të diskutuara dhe miratuara në Kuvendin e Shqipërisë. Vlen të theksohet fakti i vërejtur nga skuadra "Unë-Votoj", se tendenca e pjesëmarrjes së deputetëve në veprimtarinë parlamentare ka qenë në rënie pas vitit të parë të mandatit, për t‘u rritur më pas gjatë katërmujorit të tretë të vitit 2007, periudhë në të cilën janë miratuar pjesa më e madhe e marrëveshjeve të shfrytëzimit minerar dhe atyre të huasë për investimet në infrastrukturë. Trendi i prezencës së përgjithshme të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka pësuar një rënie me 7.8% gjatë vitit 2008, me fillimin e parakohshëm të veprimtarisë elektorale.
Rritja e rrogave
dhe inflacioni
Sipas statistikave të skuadrës "Unë-votoj", në lidhje me rritjen e pensioneve, në vitin 2007 ato minimale janë rritur me 410 lekë, ndërsa pensionet maksimale janë rritur me 820 lekë. Në fshat gjithashtu pensionet janë rritur me 410 lekë. Për sa u përket rrogave, nga viti 2005 në vitin 2008 ka pasur rritje të pagës minimale zyrtare nga 11,800 lekë në 16,333 lekë, si dhe paga mesatare është rritur nga 26.808 lekë, në 35.945 lekë. Megjithatë duken të dyshimta këto rritje, kur merret në konsideratë fakti që ka një rritje të paprecedent të çmimeve të produkteve të konsumit. Kjo vërtetohet edhe nga informacionet për një rritje të inflacionit këtë vit, që do të thotë se përfitimi nga këto rritje nuk është ai që pretendohet.