Ceka: Projekt të detajuar për turizmin
Në vijim të turit të tij elektoral në Qarkun e Korçës, kreu aleancist Neritan Ceka është ndalur në qytetin e Pogradecit. Gjatë takimit të zhvilluar me kandidatët që kryesojnë listën e AD-së për këtë qark dhe anëtarë të shtabit elektoral, Ceka është ndalur në prioritetet e Aleancës Demokratike për këtë zonë. "Ne kemi një projekt të detajuar për zhvillimin e turizmit dhe për shfrytëzimin e kapaciteteve njerëzore e natyrore në zonat turistike. Në 4 vitet e ardhshme, koalicioni ‘Aleanca e Ndryshimit‘ do të investojë projektin e Aleancës Demokratike për një turizëm katër stinor", u shpreh Ceka.