E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse e vizitoj sot Tiranen

Sot ne cilesine e Presidentit te Republikes se Kosoves do te vizitoj Tiranen. Sipas konvencioneve te marredhenieve nderkombetare ne kete vizite shteterore te paren qe une po e bej jashte vendit do takohem me udheheqesit me te larte te Shqiperise per te diskutuar per bilancin e marredhenieve dypaleshe dhe per te hapur pista te reja per te ardhmen.


Pertej konvencioneve te mesiperme e verteta per mua si shqiptar i Kosoves eshte dicka tjeter. Une po vij ketu me borxhin e mirenjohjes per ate qe Shqiperia beri per popullin e Kosoves gjate luftes se vitin 1999 dhe ate qe ka bere historikisht per te na mbrojtur nga kercenimet per ekzistencen tone.


Sot per fat te mire Shqiperia dhe Kosova jane dy shtete te vertete dhe qe kane liri per te vendosur per shumecka megjithese jo per gjithcka. Te dy vendet tona kane shpesh probleme te perbashketa sa i takon situates energjitike sa i takon menyres si funksionon ekonomia mospunimit te tokes etj etj. Bilanci i marredhenieve te tyre nuk eshte me i miri qe mund te ishte. Por a eshte normale kjo situate


Sic dihet boterisht une vij ne politike nga nje eksperience e meparshme biznesi global. Por kjo sdo te thote se sjam marre me Kosoven per te studiuar gjendjen ekonomike te saj rruget e rimekembies potencialet e rritjes.


Kjo nuk do te thote se nuk e di apo nuk e kam shqyrtuar gjendjen ekonomike te Shqiperise. Kam punuar me Shqiperine qe ne vitet e largeta 70 dhe kam ndermjetesuar per sjelljen ketu te shume fabrikave te industrise se lehte dhe ushqimore. Pas ardhjes se demokracise ne Shqiperi jam perpjekur te investoj megjithese pa sukses.


Sot si President i ri i shtetit me te ri te Kosoves dua te tregoj se kjo situate e bashkepunimit ekonomik nuk eshte normale. Ajo nuk mund te tolerohet me. Kam lexuar diku nje studim te nje profesori te Shqiperise per potencialin ekonomik te viseve shqiptare para copetimit te tyre ne fillim te shekullit te 20.


Keto vise qe jo vetem gjeografikisht quheshin Shqiperi por sarriten te krijonin nje realitet politik me ate emer i kishin te gjitha. Kishin fushe aq sa nevojitej kishin male qe sot mund te perdoren per turizem kishin porte apo limane natyrale kishin blegtori te zhvilluar brenda kushteve te kohes.


Me keto premisa edhe duke ditur inkurajimin e Bashkimit Europian qe vendet kandidate te integrohen ekonomikisht mes vedi para se te anetaresohen une bej thirrje qe ky potencial ekonomik i viseve ku jetojne shqiptaret te rikrijohet.


Te integrohet. Te krijojme nje sistem ekonomik te perbashket. Te standardizojme realitetin administrativ ate akademik etj jo thjesht pse flasim nje gjuhe dhe i perkasim nje kombi. Le te therrasim ne kete realitet te ri te bashkepunoje me ne dhe shtete fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi ku gjithashtu ka shqiptare.


A mundet per shembull te jemi vendet e vetme ne rajon- Shqiperia deri vone ne vuajme akoma- me probleme energjitike kur Perendia na ka pajisur me uje per hidrocentrale me thengjill per termocentrale kur kemi nje pozite gjeografike te favorshme per tranzitimin e energjise Jo kjo situate eshte e patolerueshme. Ne duhet te krijojme nje sistem energjitik te perbashket.


A mundet te harxhojme para tonat dhe ato europiane per pershtatje legjislacioni a mundet te ecim perpara sipas nje legjislacioni te ndryshem ne sektore te tille si komunikacioni transporti i mallrave dokumentacioni zyrtar etj Une them se kjo situate sduhet te vazhdoje me.


A mundemi ne sipas modeleve me te mira europiane te standardizojme hapesiren akademike te unifikojme gjuhen zyrtare te dokumentave etj E kemi unifikuar gjuhen ne kohera me te veshtira jo me sot.


A mundet te vazhdojme ti marrim para bizneseve te njeri tjetrit neper doganat qe sduhet te ekzistonin pasi ne e thyem kufirin qe na ndante me luften qe populli i Kosoves beri se bashku me NATO-n


A do vazhdojme te kemi probleme per te tregtuar produktet tona ne qytetet e njeri tjetrit A do vazhdojme konkurencen e ashper te ndermarrjeve tona apo do te harmonizojme gjithcka Une them se ka ardhur koha per te ndryshuar shumecka ne keto drejtime.


Une e di se ideja e bashkimit kombetar duket shume me terheqese. Ajo ide me entuziazmon mua ajo nxit pista te reja debati ne jeten tone publike dhe une besoj se cdo lloj bashkimi duhet te nise nga ekonomia nga kultura nga shpirti.


Rruga qe ju keni ndertuar ajo qe ne po e vazhdojme ne pjesen tone do te na afroje me shume por ajo kerkon politika ekonomike qe na cojne kah ai sistemi i perbashket ekonomik per te cilen dhe Europa nuk na ndalon.


Per tja arritur tek objektivat tona kombetare duhet te hartojme programe ti vleresojme ato ti perditesojme ato ne takime periodike midis funksionareve tane me te larte shteterore ne forume biznesi sipas modelit frankogjerman apo cfaredo modeli tjeter europian.


Ne kemi humbur shume kohe dhe te tjeret afer nesh na kane lene pas ne shume sektore. Por kjo smund te vazhdoje me akoma. Ne jemi nje komb ambicioz qe sdurojme dot te jemi te fundit askund.


Ne kemi rini te mrekullueshme dhe asaj i kemi borxh te ardhmen. Ndaj them se koha eshte tani qe te punojme te mendojme njesoj per kete hapesire ekonomike te perbashket.


Nuk po shpik gje sepse koncepte te ngjashme kane qarkulluar qofte ne versionet me te perpunuara maksimaliste si ai i intelektualit te shquar Arber Xhaferri per nje Komunuelth shqiptar qofte ne versionin e Minishengenit ballkanik.


Une thjesht nga lartesia e detyres qe populli im me besoi me eksperiencen dhe
vizionin qe me ka sendertuar eksperienca ime me tregjet e perbotshem po behem me konkret. Tja nisim nga ekonomia per tja arritur objektivave tona kombetare per me shume mireqenie zhvillim dhe progres. Per kete kam ardhur ne Tirane ne kryeqytetin e Shqiperise qe eshte dhe kryeqyteti im.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›