KSSH: Fushata me incidente acaron klimën e zgjedhjeve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore, veçanërisht partive më të mëdha, që të angazhohen për një fushatë të kulturuar, duke ndihmuar kështu në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përfshi këtu ditën e votimit dhe procesin e rëndësishëm të numërimit të votave.
Në një deklaratë për shtyp KSHH se kjo atmosferë e tensionuar, e shoqëruar me incidente të jo të pakta, ndikon negativisht tek zgjedhësit, që janë të interesuar të dëgjojnë nga kandidatët programet dhe argumentimin për mundësitë e realizimit të tyre.
“Dhuna e manifestuar në mjedis i trondit, i frikëson dhe i pengon ata të jenë të lirë për të marrë vendimin e tyre për votën që do të japin.Prandaj ata kanë të drejtë t`u thonë partive politike, garuese në zgjedhje, të ndalin gjuhën e urrejtjes, të distancohen nga veprimet e dhunës dhe incidentet, të angazhohen seriozisht për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ushtrim lirisht të të drejtës së votës nga zgjedhësit shqiptarë” thuhet në deklaratën e KSHH-së.
Gjithashtu KSHH-ja e konsideron shqetësues faktin e denoncimeve, që kanë bërë, reciprokisht, në organet e ndjekjes penale, drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO), z.Shemsi Prençi, ndaj zv.Ministrit të Brendshëm, Z.Artur Preka për dhënie urdhëri të kundraligjshëm, dhe ky i fundit ndaj z.Shemsi Prençi për "shpifje".