E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Partneriteti NATO-BE, me rëndësi për Shqipërinë

Shqipëria si një vend që aspiron të marrë së shpejti statusin kandidat, vlerëson rëndësinë e veçantë që ka partneriteti strategjik midis NATO-s dhe BE-së. Kështu është shprehur Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u zhvillua në Berlin, Gjermani.
 

Duke shtuar se BE mbetet një partner unik dhe esencial për Aleancën haxhinasto po ashtu, nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe partneriteteve edhe me vendet e tjera, duke vendosur një theks të veçantë mbi vendet e Ballkanit.
 

Duke iu referuar situatën në Libi Haxhinasto theksoi se Shqipëria tregoi se kërkon zbatimin e plotë të rezolutave 1970 dhe 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimeve të Konferencës së Londrës mbi Libinë dhe mbështet operacionin “Unified Protector”.
 

“Ajo ka ofruar tashmë portet dhe aeroportet shqiptare si për operacione ushtarake ashtu edhe ato humanitare. Po ashtu, Shqipëria do të ndihmojë edhe në drejtim të ndihmës dhe asistencës humanitare për popullin libian” theksoi më tej Haxhinasto.
 

Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, por edhe ministrat e Jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe vendeve që janë të angazhuara në Afganistan dhe Libi, si Australia, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Katari, Koreja e Jugut, etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›