KShH: Jeta e minatorëve në rrezik, shteti të ndërhyjë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot për grevën e minatorëve të Bulqizës, duke e quajtur atë të ligjshme, ndërsa ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, me natyrë shëndetësore e ekonomike, sic thuhet në deklaratën e KShH.
“KShh e konsideron grevën të ligjëshme dhe apelon për vëmëndje të veçantë jo vetëm në trajtimin e sajë por sidomos për zgjidhjen me dialog serioz dhe transparent të kërkesave të tyre. Minatorët dhe protestuesit në mbështetje të tyre kanë bërë publike kërkesat që janë kryesisht të natyrës ekonomike dhe shëndetësore. Ngjarjet në këtë minierë nuk janë as të rastit dhe as spontane. Ato kanë histrorikun e tyre: të keqtrajtimit, të mungesës së sigurimit në punë, keqësimit të gjëndjes shëndetësore deri edhe në aksidentet me pasoja vdekjeje”, thuhet në reagimn e KShH.
Po sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kërkesat e tyre për dialog janë zvarritur nga kompania ACR, prandaj apelohet për zgjidhje të shpejtë, pasi jeta e tyre sipas KShH, është në rrezik.
“KShH mendon se dialogu midis palëve është zvarritur. Në këtë drejtim kanë ndikuar negativisht edhe deklaratat e drejtuesve të kompanisë konçesionare për të përjashtuar nga bisedimet përfaqësuesit e ligjshëm të sindikatave dhe për me keq akoma duke i cilësuar ata edhe si kriminelë. KShH në mënyrë të veçantë shpreh shqetësimin e thellë për gjëndjen shëndetesore të minatorëve grevistë që, sipas deklaratave të personelit shëndetësor, çdo ditë po keqësohen”, thekson KShH.
KShH i bën apel edhe shtetit të ndërhyjë në mënyrë urgjente për të garantuar jetën e shtetasve të tyre dhe fill pas kësaj në përputhje me legjistlacionin në fuqi, të imponojnë sigurimin dhe kushte të përshatëshme për punë.
“Nënëvlersimi apo zvarritja e mëtejshme e këtij problemi mund të shoqërohet me pasoja të rënda. KShH bën thirrje për dialog jo formal, por konkret dhe efektiv. Kjo, veç të tjerave, do të parandalonte edhe shkatërrimin e vetë minierës që është një nga pasuritë më të mëdha kombëtare“, theksohet në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)