Vlorë, persona të maskuar grabisin me armë filialin e një banke
VLORË- 2 persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur sot filialin e bankës BKT në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit dhe ka tronditur mbarë opinonin publik, pasi kishte vite që në këtë qytet nuk ndodhte një grabitje me armë e të shtëna.
Personat e armatosur kanë hasur në rezistencën e rojeve të sigurisë fillimisht, prandaj kanë shtënë në ajer me armë për t’i trembur ata, e më pas i kanë drejtuar armën punonjësve të bankës duke tërhequr prej andej një shumë të konsiderueshme, që nuk bëhet ende e ditur se sa është.
Me të marrë shumën e parave janë larguar me një mjet tip benz në ngjyrë vishnje për në dalje të qytetit. Pasi kanë zhgjedhur të kalojnë nga Rruga e re, ata janë përplasur me një tjetër mjet benz, të cilin edhe e kanë grabitur. Pas disa metrash rrugë, grabitësit janë ndalur duke braktisur makinën e duke u larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë që policia e Shtetit dhe ajo private kanë ndërmarrë një aksion për kapjen e autorëve. Policia ka rrethuar një zonë ku dyshohet se mund të jenë fshehur grabitësit
(m.a/BalkanWeb)