Fluks udhëtarësh në Vlorë e Morinë
TIRANË- Fillimi i javës është shoqëruar me fluks të kalimit të njerëzve dhe mjeteve si në pikën kufitare të Morinit, po ashtu edhe në portin e Vlorës.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kukësit, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova përmes doganës së Morinit 14 611 shtetas, me 2940 mjete të llojeve të ndryshme. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë hyrë në Kosovë përmes doganës së Morinit 10254 shtetas, nga 8045 shtetas që kishin hyrë 24 orë më parë.
Vetëm mëngjesin e së hënës mësohet se mbi 750 emigrantë shqiptarë, që kthehen për pushime në vendlindje, mes të cilëve edhe turistë të huaj, kanë hyrë në pikën kufitare të portit të Vlorës, me dy tragetet e linjës detare me Brindisin. Burime zyrtare të policisë portuale bënë të ditur se mes pasagjerëve, mbi 200 janë shtetas të huaj, të cilët vijnë si turistë në Vlorë nga Italia e vende të tjera të Evropës. Ndërkohë që rreth 350 persona të tjerë, pritet të mbërrijnë në orët e pasdites me tragetin që funksionon në të njëjtën linjë detare.
(m.a/BalkanWeb)