Moti nuk prish pushimet tuaja

Çfarë do të ndodhë me motin deri në fund të gushtit? Do të jetë I freskët apo do të na shoqërojë vapa mbytëse e të nxehtit afrikan? Bregdeti, a do të jetë i favorshëm për pushime?
Këto pyetje shoqërojnë të gjithë ata që kanë zgjedhur 15 ditshin e dytë të muajit gusht për të pushuar por jo vetëm.
Shërbimi “Meteoalb” sjell të dhënat meteorologjike që tregojnë se vera nuk ka përfunduar.
Në fundin e kësaj jave dhe fillimin e javës tjetër që përkon me 10 ditshin e fundit të gushtit do të ketë sërish rritje të temperaturave, por jo më të larta se 35 apo 36 gradë celcius.
Ndërsa 5 ditshi i fundit i gushtit parashikon rënie të shirave.
Për ata që janë duke u bërë gati për tu nisur për pushime, sipas shërbimit “Meteoalb” kjo fundjavë dhe fillimi i javës tjetër do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, gjithashtu do të ketë një dobësim të ndjeshëm të erës e cila ka qenë shumë e pranishëm gjatë fundjavës që kaluam.
Edhe dallgëzimi nuk do të jetë shumë i lartë krahasuar me ditët që lamë pas ku deti ishte shumë i trazuar.
Prandaj vazhdoni të bëni gati rrobat e plazhit dhe kremin kundër diellit.