E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier kater te plagosur

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në Fier mëngjesin e së hënës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe me barrierat anësorë në autostradën Levan-Vlorë. Ngjarja ndodhi në dalje të autostradës kur një automjet me targa të Vlorës ka humbur kontrolllin dhe ka dalë në anën e kundërt të lëvizjes duke u përplasur me një tjetër automjet po me targa të Vlorës.  Si pasoje u aksidentuan 4 udhëtarë që ndodheshin në njërën makinë.Mësohet se në spitalin e Fierit ndodhen 4 të plagosurit me fraktura dhe trauma, anëtare të një familjeje,  Ela Myrtaj 23 vjec , Albiona Muhameti 18 vjec, Mitat Muhameti 56 vjec dhe Vasine Muhameti 53 vjec. Policia ka shoqëruar në polici drejtuesit e të dy automjeteve dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht mësohet se shkak ka qenë shpëjtësia e madhe e njërit prej automejteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›