E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA: Regjistrimi i grekëve përfundon në dhjetor

Procesi sipas “Greek Reporter”, ka nisur në muajin korrik dhe pritet të përfundojë plotësisht gjatë Krishtlindjeve. Kjo media citon një njoftim të OMONIA-s, e cila theksoi se baza e të dhënave do të jetë e rregullt dhe në bazë të ligjeve në fuqi.

“OMONIA synon mbledhjen e të dhënave të vlefshme për grekët etnikë në Shqipëri në mënyrë që të përmirësojë të drejtat e pjesëtarëve të kësaj pakice”, shkruan agjencia greke.

Organizata OMONIA, e cila garanton konfidencialitetin dhe profesionalizmin nëpërmjet procesit të regjistrimit-thuhet më tej- është duke bërë thirrje të gjithë shtetasve grekë të Shqipërisë për të marrë pjesë në regjistrimin e minoritetit grek. Omonoia, ofron gjithashtu një metodë regjistrimi në internet.  /Start/

                                                                                             2012-08-14 14:22
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›