KUR BRAKTISET E DREJTA JONE PER FUQINE E TJETRIT
Pavarësia e Kosovës u shpall duke u bazuar në Planin dhe rekomandimin e Ahtisarit dhe jo në të drejtën për vetëvendosje të popullit të Kosovës. Në Deklaratën e Pavarësisë nuk u përmend okupimi, kolonizimi, krimet dhe gjenocidi i Serbisë, por nuk u përmendën as kryengritjet, rezistenca, lufta çlirimtare dhe UÇK-ja. Ngjashëm u veprua edhe me Kushtetutën e Kosovës të miratuar katër muaj më vonë. Për pasojë, shumë politikanë, akademikë e gazetarë të huaj konsiderojnë që Kosova iu mor Serbisë e jo se Serbia e kishte marrë dikur Kosovën padrejtësisht. Prandaj, të njëjtit sot kërkojnë koncesione të reja nga Kosova meqë, sipas tyre, kodifikimi i shkëputjes së Kosovës nga Serbia nuk është çështje e së drejtës, (së popullit të Kosovës) por e fuqisë (së SHBA-ve).
Tolerimi i zgjedhjeve të Serbisë dhe i strukturave paralele të saj, letra e Ban Ki-Moon-it, 6 Pikëshi, mbetja e UNMIK-ut në Kosovë, neutraliteti i EULEX-it etj., që të gjitha këto janë manifestim i qëndrimit se pavarësia e Kosovës nuk ishte drejtësi për të, por fuqi e tjetërkujt, andaj Serbisë i është bërë e padrejtë dhe tash u dashka që Kosova t‘i lëshojë pe asaj. Së këndejmi, pazaret për Kosovën vazhdojnë dhe nuk kanë të ndalur: tashmë janë paralajmëruar bisedime të reja të cilave ditë më parë ua hapi derën Hashim Thaçi nga Çagllavica.
Sigurisht që këtë pavarësi formale Kosova nuk e fitoi, sepse Ahtisaari tha se ashtu duhej. Janë dy arsye të tjera për këtë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumta për liri të të gjithë brezave të popullit tonë - pa ata që s‘janë më nuk do të ishim ne sot. Dhe, po ashtu, arritëm te pavarësia formale, sepse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në vitin 2007 përfundimisht e kuptuan se Kosovës pavarësinë nuk mund t‘ia shtyjnë pambarimisht - situata mund të shpërthente sërish duke sjellë edhe më shumë dëshmorë dhe pasoja të paparashikueshme. Mirëpo, kështu nuk shkruan në dokumentet e Republikës së Kosovës. Ato fillojnë e përfundojnë me Ahtisaar-in të cilin e vendosin sipër vetes. Letrat e Republikës së Kosovës janë nihiliste, janë letra të një Kosove pa histori, pa të kaluar, të një Kosove pa rrënjë dhe që s‘ka gravitet përfundi.
Plotësisht në përputhje me këto dokumente Hashim Thaçi orvatet që, në njërën anë, ta theksojë 17 shkurtin duke i manipuluar fëmijët që i nxjerr në rrugë me ato pelerina të shëmtuara llastiku dhe, në anën tjetër, ta shtypë 28 Nëntorin dhe 5, 6 e 7 Marsin, duke mos i festuar fare, ose duke organizuar qëllimisht manifestime të zbehta. Madje, duket se atij nuk i mjaftoi nënçmimi institucional që ia bëri "Epopesë së UÇK-së", prandaj menjëherë të nesërmen në një takim me gazetarë ia ofroi publikisht dorën Boris Tadiqit. Nuk është i rastësishëm as Jakup Krasniqi kur si parakusht për bisedime të reja me Serbinë e përmend vetëm njohjen e munguar të Serbisë, por jo edhe dorëzimin e kriminelëve serbë, zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kërkimfaljen nga Serbia dhe as ndërprerjen që ajo duhet t‘ia bëjë financimit dhe përkrahjes së strukturave paralele në Kosovë. Në këtë aspekt, krerët institucionalë të Kosovës megjithatë nuk mund t‘i akuzojmë për mungesë koherence: deklaratat, sjelljet dhe gjestet e tyre janë veçse mishërim praktik i paragrafëve të dokumenteve të Republikës së Kosovës që i kanë miratuar vetë.
Formimi im politik ka nisur në fund të viteve të ‘80 dhe është zhvilluar përgjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Jam rritur me realitetin dhe idenë se Serbia e ka fuqinë kurse ne shqiptarët dhe Kosova e kemi të drejtën në anën tonë. Dhe, natyrisht, me bindjen që kjo e drejtë e jona do të triumfojë një ditë, se drejtësia do të ngadhënjejë. Sepse, siç thotë edhe Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar e vitit 1960: "të gjithë popujt kanë të drejtë të patjetërsueshme për të gëzuar liri të plotë, për të ushtruar sovranitetin e tyre dhe për të ruajtur integritetin e territorit të tyre kombëtar" paraprakisht "duke njohur dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur". Mirëpo, që nga deklarata e pavarësisë së Kosovës e deri te ligjet që vazhdon t‘i nxjerrë Kuvendi i Kosovës është braktisur historia e popullit tonë, por edhe parimet universale që janë rezultat i historisë së popujve anekënd globit dhe përgjatë historisë së njerëzimit.
Në kohën kur SHBA-të nuk janë më perandori në kulmin e saj, në kohën kur po ringjallen perandori të tjera si Rusia e Kina, por edhe po lindin fuqi si Brazili e India, në kohën kur bota po bëhet ngadalë, por sigurt multipolare, në kohën kur edhe BE-ja po përpiqet që të bashkohet politikisht për ta zënë një vend sa më të mirë në skenën botërore, të jesh ‘sui generis‘, të mbështetesh ekskluzivisht dhe madje edhe për çështje shumë të brendshme në njërën prej perandorive është gabim që do ta paguajnë sidomos gjeneratat që vijnë. SHBA-të nuk mund t‘i prishin gjithnjë marrëdhëniet e tyre me BE-në e perandoritë e tjera për neve. Konsolidimi ynë i brendshëm politik dhe ekonomik, pra integriteti territorial, sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë çështje tonat për neve. Ato jo vetëm që nuk na i realizon dikush tjetër në vend tonin, por kanë rrezik të shndërrohen në monedhë për kusuritje ndërmjet perandorive. Mjafton ta kujtojmë mospërkrahjen fillestare të SHBA-ve ndaj 6 Pikëshit, që më vonë u shndërrua në përkrahje të plotë dhe presion mbi qeverinë e Kosovës, sepse SHBA-të, thjesht, nuk donin konfrontim me perandoritë e tjera (posaçërisht jo në kohën kur i kishin zgjedhjet e tyre).