Vesi që u kthye në bumerang
Të perëndoi ylli, më në fund, o zoti Pango! Siç the vetë në televizion, shumë njerëz kanë hyrë dhe dalë nga politika, shpesh shumë të përfolur. Por duket se ti nuk e ke të qartë, se ka ardhur koha, që ky takëm politikanësh (ku bën pjesë edhe ti) të dalë përfundimisht nga politika. Ti nuk ke hyrë në politikë për t‘i shërbyer partisë që të kandidoi, apo elektoratit që të votoi, por për ta zhvatur e për të abuzuar, ashtu siç bëre në fakultet me shumë e shumë studentë e studente, që kurrë nuk patën guximin të të demaskonin. Kur flisje në televizion me shumë patos për merita dhe kontribute, ngjasoje me një aktor të keq estrade. Por vesi i keq nuk harrohet lehtë. Edhe pjesëmarrja në politikë dëshmoi, se jo vetëm që nuk ta heq vesin, por (siç e panë të gjithë) merr përmasa të paimagjinueshme. Në ministri, kishe në dorë jetë njerëzish, te cilët në shumë raste mbanin familje dhe kishin përgjegjësi më të mëdha se studentet e papjekura, që lëkundeshin edhe ndaj tundimit për notë. Ulërimat e tua televizive, apo dikasteriale ishin tregues, se ti Ylli kishe frikë. Kishe frikë nga paaftësia jote, nga abuzivizmi yt, nga njeriu i vogël që ke brenda vetes.
Për ata që nuk të njohin nga afër, ti shtireshe me një pamje madhështore, me lumë fjalësh të bukura. Por këtë e bëje sa për të fshehur komplekset dhe perversitetet e tua, që janë të pafundme. Dikujt (siç u vu re këto ditë) këto probleme mund t‘i duken të vogla përballë halleve të mëdha, që kanë shqiptarët, apo dhe problemeve globale e krizave botërore. Por unë mendoj që këtu janë fillesat e të gjitha ngërçeve të këtij vendi. Është abuzimi me detyrën dhe me postin, me të gjitha llojet dhe format (nuk po i përmend me radhë, pasi shkrimi do të bëhej shumë i gjatë dhe i bezdisshëm).
Ti Ylli, arrite ëndrrën dhe ambicien më të egër të njeriut, për para, pushtet dhe famë. Me arritjen e këtyre tri ambicieve, femrat arriheshin edhe më lehtë, sipas trurit tënd të sëmurë. Dhe po të mos i arrije, të hipte një psikozë e çmendur: t‘i zhdukje nga rrezja jote! Po e njëjta metodë përdorej, si për punësimet, ashtu dhe për largimet nga puna. Pikërisht në panairet shumë të rëndësishme, ku hapen shanse të jashtëzakonshme për Shqipërinë, ti ministri Yll e kishe mendjen diku tjetër. E kishe mendjen te "Rrobat e banjës". Sa e sa punonjëse të tua janë larguar nga puna, pa asnjë motiv, meqë nuk plotësonin "kushtet e tua" gjatë paraqitjes nëpër panaire. Njëra u largua pas panairit të Londrës, vitin e kaluar, tjetra pas atij të Berlinit dhe një tjetër, pas vizitës tënde në Greqi. Shkaku i vërtetë është përfolur nëpër rrugët e ministrisë dhe ishte: këto punonjëse nuk kishin pranuar "rrobat e banjës" të Yllit.
Ka ardhur koha të ikësh, o Yll pa shkëlqim. E gjithë shoqëria civile është ngritur në këmbë, për të mos lejuar më individë të papërgjegjshëm si ty, që të shfaqen televizioneve me hipokrizi, duke folur për kontribute dhe merita, duke fshehur abuzimet dhe skandalet. Kam punuar disa muaj në ministri si këshilltare për media. "Meraku" yt i madh ishte të dilje nëpër faqet e para të gazetave. Por vetëm me mënyrën tënde,(siç ta nxori "Fiks"-i) mund të ishe në faqe të parë. Kjo është "merita" jote e vetme, me të cilën mund të ishe lajmi i parë, madje edhe për mediat elektronike. E pra, ky ves, apo "meritë" siç e quan ti, t‘u kthye në bumerang.
Ylli, ti nuk duhet të flasësh më, por të ikësh kokulur. Ke shumë mëkate, ke shumë gjynahe dhe fate femrash në kurriz, që fatmirësisht dolën në dritë. Ti nuk je budalla, por je i dominuar nga instinktet perverse që ta bllokojnë logjikën. Instinkti pervers është më i fortë te ty dhe e vazhdon vesin. Por, veset që të ngritën aq lart, të shkatërruan.
Deri tani, fola për njërin nga veset e tua. Por, ti ke dhe shumë vese të tjera. Për të arritur pushtetin dhe famën, normalisht duhet paraja. Dhe në ministrinë e majme, me katër dikastere, ti shfaqe tahmanë e madhe. Ti e di shumë mirë, që kishe kohë që investigoheshe, si nga struktura shtetërore, ashtu dhe nga investigues privatë, që vëzhgojnë prej kohësh korrupsionin në Shqipëri. Ti i kishe frikë këta investigues, ndaj urdhëroje shpeshherë sekretaren, apo iu ulërisje vartësve, për lidhje të dyshimta me gazetarët investigativë. Një gazetar, që nuk dua t‘i përmend emrin, po investigonte një aferë që ende është nën vëzhgim. Frika për zbulimin e kësaj afere korruptive zhduku disa njerëz nga puna, në ministri. Ty t‘u hap një çështje korruptive, në një strukturë shtetërore. Por, kjo nuk përbën ndonjë problem të madh në Shqipëri, sepse siç tha edhe regjisori Çashku, në një debat me ty, në televizion: "po të kërkoja të bëhesha me lekë, do isha bërë ministër Kulture". Me paratë që ke bërë, në këto vite ministër ti mendon se mund ta mbyllësh çështjen. Por edhe nëse mbetet e hapur, ajo nuk përbën ndonjë problem për ty. Njerëz të afërt me ty, apo krahu yt i djathtë në ministri, janë me dosje në prokurori, për vjedhje, apo abuzime me detyrën. Megjithatë, kjo nuk i pengoi të kapnin postet më të rëndësishme brenda ish-dikasterit tënd.
Historitë e yjeve(si puna e Ylli Pangos) më kujtojnë një histori të gjyshit tim të dashur, Sulo Bogdo (dëshmor, atdhetar, patriot, por edhe njeri i ligjit). Rreth 70 vjet më parë, me shumë guxim akuzoi një nga ministrat e qeverisë së Zogut për abuzim me detyrën e tij. Ai u përmend ne shtypin e kohës për veprimin e guximshëm, por edhe për një shprehje të tij emblematike: "Kë të akuzoj karrigen, apo ministrin?
Edhe unë, në këtë dilemë të gjyshit tim mbetem mbas 70 viteve dhe kjo është ajo për të cilën më vjen keq. Kë të akuzoj sot, karrigen apo drejtuesin? Kush ua jep këtë forcë abuzivizmi këtyre yjeve? Karrigia? Jo, demokracia është alternim dhe alternativa, dhe jo sundim e dhunim. Atëherë ne ta heqim karrigen, sot, nesër, pasnesër. Nuk lodhemi dhe jemi shumë seriozë në këtë rrugë shumë të vështirë, të zhdukjes së kësaj specie të rrezikshme dhe me efekte ngjitëse, si kolera.
Ylli, nuk je ti, as i pari dhe as i vetmi me të tilla afera të ulëta morale e korruptive. Është kjo arsyeja, pse ti e shikon të arsyeshme, (me arsyen tënde të deformuar) të lutesh deri në zvarritje të qëndrosh ende, në politikë. Ti edhe mund t‘ia arrish. Politika i përmbledh të gjitha. Por nëse do të kthjelloheshe ndonjëherë nga ambicia e paskrupullt për pushtet, do ta kuptoje se ka ardhur koha për katarsis. Vërtet shumë hynë dhe qëndrojnë kështu në politikë, por nuk ka ndodhur (sipas arsyetimit tënd) që të dalin për gjëra të tilla "të vogla" nga politika. Por, me sa duket, ka ardhur koha që të dilet nga politika edhe kështu, edhe për motive të tilla, në dukje shumë "të vogla".
Ti "makina e punës" dhe "diamanti shqiptar", çfarë bëre përveç disa rikonstruksioneve, si IMK, Ministria e Kulturës, QNK (që nuk është bërë ende). Edhe maninë hitleriane për konstruksione nuk arrite ta realizosh, ashtu siç duhet. Ministria e Kulturës mund të jetë shumë e bukur në dukje, por aspak funksionale. Drejtoresha e Turizmit qëndronte, në të njëjtën zyrë me drejtoreshën e Sportit. 40 punonjës punonin në të njëjtin ambient, ku mungon shpesh edhe ajri dhe ku është e pamundur puna. Ti deklaron nëpër televizione që nuk të ka mbetur tjetër, veçse të vrasësh veten. Shumë njerëz ke hequr nga puna, duke i vënë në vështirësi ekonomike ata dhe familjet e tyre, por nuk e kanë vrarë veten. Por ka mundësi, që ti nuk rri dot pa pushtet, pa post, ndonëse shpejt i kthen në pronë personale. Më bëri vërtet përshtypje, që edhe dy ditë mbas denoncimit, zyra e shtypit në ministri lajmëronte gazetarët për konferencë shtypi të z. Pango, apo dërgonte deklarata përkrahjeje për ty.
Personalisht kam kaluar sprova të kurajës, duke e luftuar korrupsionin dhe abuzivizmin për vite me radhë dhe duke e bërë publik atë, në media. Madje, tashmë ndihem edhe më e fortë, pasi jemi më shumë, jemi të grupuar në disa shoqata,(që vërtet përbëjnë shoqërinë civile dhe jo atë që jemi mësuar ta shohim civile, nëpër media dhe ushtarake, jashtë saj) për ta vazhduar deri në fund luftën kundër korrupsionit, abuzimit, shkeljeve, nëpërkëmbjes së individit, apo çdo lloj fenomeni tjetër pengues.
Këto fjalë mund të duken disi të mëdha dhe patetike, por e tillë është lufta kundër këtyre fenomeneve, apo mbartësve të tyre, që kanë marrë trajtat e pronarëve të rinj të fateve të shqiptarëve, duke abuzuar shumë rëndë me to.