Me Malian dhe Sashan në shkollën e VIP-ave të Uashingtonit
Malia dhe Sasha studiojnë gjuhën kineze, frekuentojnë klasa në të cilat nuk flitet kurrë për Zotin, ose besimin fetar dhe janë shumë të dashura e të respektueshme me bashkëmoshatarët e tyre, por duhet të mbrohen nga vrulli i prindërve të shoqeve dhe shokëve. Ato që tregojnë se çfarë ndodh brenda klasave të shkollës "Sidwell Friends School" janë dëshmitë e një mësueseje të ndërthurura me ato të një prindi. "Integrimi i Sashas dhe Malias ishte i shpejtë, sepse vajzat janë shumë të shoqërueshme. Por dy muaj pas ardhjes së tyre, problemi i vetëm që kemi nuk lidhet me bashkëmoshatarët, por me prindërit e këtyre fëmijëve", tregon mësuesja.
Ishte ideja e dy vajzave të ftonin në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kemp Devid disa shokë e shoqe të klasës, gjest ky i cili nxiti atë që mësuesja e quan një "mekanizëm pervers", ose më saktë "garën mes prindërve që i shtyjnë fëmijët e tyre të lidhin miqësi me vajzat, që më pas ato t‘i çojnë në Shtëpinë e Bardhë". Presioni i prindërve që i shtyjnë fëmijët e tyre "të bëhen miqtë e ngushtë të Sashas dhe Malias" i ka kaluar nivelet e alarmit. Ka nga ata prindër që u sugjerojnë fëmijëve se çfarë t‘u thonë vajzave që të miqësohen shpejt me to, ka të tjerë që i shtyjnë t‘u kërkojnë hapur një vizitë në Zyrën Ovale. Ndërsa prindërit e fëmijëve të dalluar i këshillojnë të vegjlit të shoqërohen me to, t‘u bëjnë dhurata dhe komplimente, për të arritur qëllimin.
"Rezultati i kësaj rritjeje të konkurrencës mes familjeve është se ndërkohë që marrëdhëniet mes fëmijëve janë normale dhe pa djallëzi, ajo që rrezikon t‘i prishë është sjellja e prindërve", shton mësuesja, e cila ka pranuar të flasë dhe dëshiron të mbetet anonime, "sepse në të kundërt do të humbasë vendin e punës". Duke analizuar sjelljen e pahijshme të prindërve, shkolla u ka kërkuar këtyre të fundit të mos krijojnë tension mes fëmijëve.
Barak dhe Mishel kanë vendosur që të paraqiten më shpesh në aktivitetet e shkollës dhe të japin kontributin e tyre për çdo nevojë. Është e sigurt se me praninë e tyre çifti Obama do të shuajë edhe kuriozitetin e prindërve kureshtarë. "Barak është shumë i zoti në këto raste, vishet thjesht, nuk vë kravatë, është një baba si të gjithë të tjerët", shton mësuesja. Ndoshta ajo që e ndihmon Malian dhe Sashan është fakti se vijnë gjithmonë të parat në shkollë, duke pasur kështu më shumë kohë për të folur me shokët dhe shoqet para fillimit të mësimit.
Për të kuptuar se përse çifti Obama ka zgjedhur këtë shkollë, e njëjta ku ka studiuar Çelsi Klinton, ndërkohë që sot frekuentohet edhe nga mbesat e zëvendëspresidentit Xho Bajden, duhet dëgjuar dëshmia e një prindi: "Që prej ditës së parë kur erdhi, Mishel e kuptoi se nuk ishte një vend si të tjerët. Në klasë mësuesit arrijnë ta mbajnë qetësinë thjesht duke numëruar me zë të ulët deri në pesë... Po ta krahasosh me shkollat e tjera publike, ose private, është mjaft e kërkuar". Por, për këtë mama, "ajo që e ka prekur vërtet Mishelën është fakti se në Sidwell nuk flitet kurrë për Zotin, ose besimet fetare. Jo se bëhet fjalë për një shkollë ateiste, por sepse kuakerët respektojnë çdo fe e identitet dhe nuk dëshirojnë të privilegjojnë asnjërën prej tyre".
Në Sidwell nuk festohet asnjë festë fetare, është i përjashtuar çdo lloj referimi që nxit ndarjen e nxënësve, duke filluar nga ngjyra e lëkurës e deri te besimi fetar. Për çiftin Obama kjo është mënyra më e mirë për të rritur dhe edukuar vajzat e tyre, Malia 11 vjeçe dhe Sasha 8 vjeçe, pa llogaritur që niveli i mësimit është më i larti në Uashington. Gjithashtu, në këtë shkollë mësohet edhe gjuha kineze. Si të gjithë fëmijët e tjerë, Malia dhe Sasha studiojnë gjuhën mandarine dhe sipas dëshmive të mësueses "kënaqen shumë këtu dhe ashtu si për të gjithë fëmijët, gjuha kineze është mjaft argëtuese".
Pikërisht para dy ditësh, Obama ka pritur në Zyrën Ovale ministrin e Jashtëm të Pekinit, Jang Jechi, ndërkohë që në Sidwell ka nga ata që hedhin hipoteza se mes bisedimeve për krizën ekonomike, Tajvanin dhe Tibetin, është folur edhe për gjuhën e re që vajzat e kanë shumë për zemër.
Së bashku me spontanitetin e Obamave, surpriza e këndshme për familjet e Sidwell erdhi nga shërbimi sekret i Presidentit. Shumë familje frikësoheshin se mos jeta e fëmijëve të tyre do të ndryshonte nga nevoja për të mbrojtur Sashan dhe Malian, por metodat e zgjedhur nga Presidenti nuk i cenojnë të vegjlit: e vetmja shenjë dukëse është një makinë e parkuar gjithmonë në të njëjtin vend. Brenda saj agjentët 007 arrijnë të jenë të padukshëm për të gjithë njerëzit dhe në rast se dallohen, asnjëri nuk është i autorizuar të flasë.
Mësuesja
"Integrimi i Sashas dhe Malias ishte i shpejtë, sepse vajzat janë shumë të shoqërueshme. Por dy muaj pas ardhjes së tyre, problemi i vetëm që kemi nuk lidhet me bashkëmoshatarët, por me prindërit e këtyre fëmijëve"
Angazhimi
Barak dhe Mishel kanë vendosur që të paraqiten më shpesh në aktivitetet e shkollës dhe të japin kontributin e tyre për çdo nevojë. Është e sigurt se me praninë e tyre çifti Obama do të shuajë edhe kuriozitetin e prindërve kureshtarë
Presioni i prindërve që i shtyjnë fëmijët e tyre "të bëhen miqtë e ngushtë të Sashas dhe Malias" i ka kaluar nivelet e alarmit. Ka nga ata prindër që u sugjerojnë fëmijëve se çfarë t‘u thonë vajzave që të miqësohen shpejt me to, ka të tjerë që i shtyjnë t‘u kërkojnë hapur një vizitë në Zyrën Ovale
Shkollimi
Për të kuptuar se përse çifti Obama ka zgjedhur këtë shkollë, e njëjta ku ka studiuar Çelsi Klinton, ndërkohë që sot frekuentohet edhe nga mbesat e zëvendëspresidentit Xho Bajden, duhet dëgjuar dëshmia e një prindi: "Që prej ditës së parë kur erdhi, Mishel e kuptoi se nuk ishte një vend si të tjerët. Në klasë mësuesit arrijnë ta mbajnë qetësinë thjesht duke numëruar me zë të ulët deri në pesë... Po ta krahasosh me shkollat e tjera publike, ose private, është mjaft e kërkuar"