Rusi, shkarkohet shefi i Shërbimeve Sekrete
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, shkarkoi dje kreun e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake (GRU). Kreu i shtetit nënshkroi një dekret, i cili zëvendësonte gjeneralin Valentin Korabelnikov me gjeneralin Aleksander Shliakhturov në këtë post, që konsiderohet me rëndësi kyçe në hierarkinë shtetërore ruse, por pa dhënë motive për arsyen e veprimit. Gjenerali Valentin Korabelnikov e drejtonte Direktoratin Kryesor të Inteligjencës që prej vitit 1997.