Maskimi i ndërsjellët
Ashtu sikurse PCN-së dhe EULEX-it i nevojitet qeveria e Kosovës për ta maskuar gjithëfuqinë e tyre, edhe qeverisë së Kosovës i nevojitet PCN-ja dhe EULEX-i për ta maskuar pafuqinë e saj. Ato janë nevojë e madhe e njëra-tjetrës.
Fuqitë ekzekutive të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, dhe të EULEX-it, me në krye Yves de Kermabonin, janë qeverisje me qeverinë. Pushteti suprem i Pieter Feithit konsiston në masat korrigjuese, të cilat, sipas nenit 2.1, pika c e kapitullit IX të Planit të Ahtisaarit, "... përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në anulimin e ligjeve apo të vendimeve që miratohen nga autoritetet e Kosovës". Një paragraf më poshtë thuhet edhe që PCN-ja, sipas nevojës, do ta ketë autorizimin ta sanksionojë apo largojë nga detyra çdo zyrtar publik apo të ndërmarrë masa të tjera.
As në anën tjetër nuk është ndryshe. Neni 3, pika b e "Veprimit të Përbashkët të Këshillit të BE-së", thotë që për mbajtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit, rendit publik dhe sigurisë, EULEX-i do të mundet edhe "... t‘i kthejë mbrapsht ose anulojë vendimet operacionale të marra nga autoritetet kompetente të Kosovës". Ndërkaq, në pikën h të të njëjtit nen, thuhet që EULEX-i, për po atë qëllim, ka të drejtë të marrë mbi vete përgjegjësi të tjera, pavarësisht apo në përkrahje të autoriteteve kompetente të Kosovës.
Pra, nuk bëhet fjalë vetëm që PCN-ja dhe EULEX-i janë qeveri mbi qeverinë, se janë instanca mbiqeveritare në Kosovë. Fundja, edhe qeveria mbi qeverinë është sërish qeveri. Mirëpo, jo edhe në këtë rastin tonë. Sepse, megjithatë, secila qeveri në botë i ka kompetencat e kufizuara. Dokumentet në të cilat bazohen PCN-ja dhe EULEX-i u japin atyre fuqi të pakufizuara ekzekutive. Shprehjet: "sipas nevojës", "përfshijnë por nuk kufizohen në", "përgjegjësi të tjera" apo "masa të tjera" (që nuk specifikohen), dëshmojnë se fuqitë ekzekutive ndërkombëtare në Kosovë i kufizon vetëm imagjinata e vetë Pieter Feithit dhe ajo e Yves de Kermabonit. Kësisoj, ata më shumë u përngjajnë mbretërve të shekullit para atij që e lamë pas.
Kur kësaj i shtohet fakti që këto fuqi ekzekutive janë të pakufishme edhe në kohë, përveçse në hapësirën e veprimit brenda Kosovës, atëherë bëhet e qartë se si jetët tona dhe e ardhmja jonë me ligj (po pra - me ligj) është në duart e këtyre dy njerëzve - plotësisht në mëshirën e tyre, plotësisht e varur nga arbitrariteti i tyre. Sigurisht që ka edhe faktorë të tjerë formalë e joformalë që ndikojnë në jetën tonë. Të jashtëm e të brendshëm. Mirëpo, këta të dy, janë brenda dhe mbi institucionet e Republikës që trumbetohet se shënojnë një epokë të re të vendit tonë.
Përderisa Kosova do të ketë qeverisje (të huaj) mbi qeverinë (vendore), nuk do të kemi qeveritarë të lartë të cilët nuk do të jenë të dëgjueshëm e servilë. Ata e dinë që, më parë se nga votat e qytetarëve të Kosovës, varen nga goditjet e fuqisë ekzekutive të këtyre krerëve ndërkombëtarë në Kosovë. Prandaj flasin dhe sillen urtë e butë që të mos i zemërojnë padronët e tyre. Imagjinatën e Pieter Feithit dhe Yves de Kermabonit nuk e dinë as politikanët kosovarë. Dhe, ata nisin të imagjinojnë negativisht: çfarë duhet bërë e si duhet vepruar që të mos rrezikohen pavarësisht imagjinatës së këtyre dy shefave? Rezultati dihet: qëndrime fort të qullëta, gjithsesi shumë përfund pragut reagues të Feithit dhe Kermabonit. Servilizmi i politikanëve kryesorë natyrisht që nuk është vetëm ndaj këtyre dyve, por këta dy (e sidomos Pieter Feithi) janë nyje nominale të rrjetit që kërkon subordinim. Një filan ambasadori që do t‘ishte i pakënaqur me Hashim Thaçin, pakënaqësinë e tij do t‘ia përcillte, përveç shtetit të tij, patjetër edhe Pieter Feithit. Askush më mirë se Hashim Thaçi nuk e di këtë gjë. Madje, as vetë Pieter Feithi.
Nuk është e rastësishme që EULEX-i ka uzurpuar pikërisht kontrollin në sferën e sundimit të ligjit. Policia dhe prokuroria në Kosovën e pasluftës nuk kanë qenë të lidhura aq me gjyqësinë, por me politikën. Gjatë kësaj dekade, regjimi ndërkombëtar krijoi dosje, të cilat, më parë se sa për t‘u ngritur aktakuzat, u përdorën për t‘u shantazhuar politikanët. Në këtë mënyrë, ata fituan politikanë shumë të dëgjueshëm dhe i maskuan në masë të madhe fuqitë e tyre ekzekutive, duke mos pasur nevojë t‘i përdorin. I udhëhequr nga paradigma e stabilitetit afatshkurtër, as EULEX-i nuk po vepron ndryshe prej UNMIK-ut. I ka marrë mijëra dosje por s‘i prek dot zyrtarët e strukturave paralele të Serbisë, as të dyshuarit për vrasjet, dhunimet e deportimet e kryera nga forcat e Serbisë. Ndërkaq, sa i përket korrupsionit, një zyrtar i BE-së, mbase për shkak se ishte neveritur me deklaratat dyfytyrëshe të Kermabonit për mediat në Beograd dhe Prishtinë, më tregoi që EULEX-i qenka duke e shikuar mundësinë që ta arrestojë një zyrtar të rangut të mesëm të institucioneve të Kosovës. E qartë: peshqit e mëdhenj nuk i cenojnë, sepse u duhen për stabilitet, kurse nëse e arrestojnë ndonjë peshk krejtësisht të vogël, atëherë s‘do të dukej para publikut se kanë bërë ndonjë gjë. Prandaj: peshk i mesëm! E, për atë se si peshqit e mëdhenj s‘çajnë kokën për ata të mesëm, s‘besoj të ketë kush nevojë të bindet - Kosova do të mbetet stabël, gjithsesi.
PCN-ja dhe EULEX-i e ruajnë stabilitetin e Kosovës pikërisht nëpërmjet peshqve të mëdhenj që janë shumë të korruptuar, por edhe shumë të dëgjueshëm për shkak të dosjeve të trasha që i kanë për ta. Edhe vetë PCN-ja dhe EULEX-i nuk duan t‘i humbin këta njerëz. Dosjet për ta janë aty për të mos u hapur. Peshqit e mëdhenj, duke i mbajtur të disiplinuar partitë dhe mediat e tyre, u ndihmojnë PCN-së dhe EULEX-it që ta mbajnë në Kosovë ‘një ambient të qetë dhe të sigurt‘, që të dërgojnë raporte pozitive në Bruksel për Kosovën në të cilën ‘shumë është bërë por edhe shumë ka mbetur për t‘u bërë‘. Arrestimi i peshqve të mëdhenj do të bënte që PCN-ja dhe EULEX-i jo vetëm t‘i humbin ca hajdutë të rëndësishëm në ‘menaxhimin e krizës‘ dhe ruajtjen e stabilitetit, por kjo edhe do të shkaktonte demaskimin e Pieter Feithit dhe Yv de Kermabonit si fytyra të autokracisë që janë, me ç‘rast fuqitë e tyre ekzekutive do t‘i ekspozoheshin publikut. Prandaj edhe s‘e bëjnë këtë dhe as që e kanë ndërmend ta bëjnë.
Në anën tjetër, edhe qeverisë së Kosovës dhe peshqve të tjerë të mëdhenj që mund të ndodhen jashtë saj, iu nevojiten PCN-ja dhe EULEX-i. Ata e duan sundimin ndërkombëtar dhe i përulen atij, sepse përndryshe s‘do të mund t‘ia dilnin në krye me pakënaqësitë sociale, ekonomike dhe politike të qytetarëve. Pa PCN-në dhe EULEX-in, qeveria e Kosovës dhe njerëzit e tjerë të fortë në politikë, do të zhvisheshin në pafuqinë e tyre para syve të popullit, i cili për pasojë s‘do t‘i duronte më. Sundimi ndërkombëtar në Kosovë, realisht, i nevojitet qeverisë e jo popullit.
Ashtu sikurse që PCN-së dhe EULEX-it i nevojitet qeveria e Kosovës për ta maskuar gjithëfuqinë e tyre, edhe qeverisë së Kosovës i nevojitet PCN-ja dhe EULEX-i për ta maskuar pafuqinë e saj. Ato janë nevojë e madhe e njëra-tjetrës.