Lavrov: Do braktis bisedimet nukleare
Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Koreja e Veriut do t‘u qëndrojë larg bisedimeve ndërkombëtare mbi çarmatimin nuklear. Deklarata u bë një ditë pas vizitës së tij në shtetin komunist, ku u kërkoi liderëve të tij t‘u përgjigjeshin kërkesave të komunitetit ndërkombëtar. Pas largimit nga Koreja e Veriut, Sergei Lavrov bëri me dije se ky shtet mund të përdorte raketat me reze të gjata veprimi ruse, për të hedhur satelitë në hapësirë, duke shmangur kështu reagimet e ashpra ndërkombëtare.