Talebanët tërhiqen nga distrikti ku u kthyen në "rrezik nuklear"
Autoritetet pakistaneze bënë me dije të premten se militantët talebanë u tërhoqën plotësisht nga distrikti i Bunerit, pak kilometra larg kryeqytetit të Pakistanit, të cilin e shtinë në dorë këto ditë, duke krijuar shqetësim në gjithë komunitetin ndërkombëtar. Tërheqja erdhi shumë shpejt, pasi u bë reale frika se i gjithë vendi mund të binte në duart e talebanëve. Sajed Muhamed Xhaved, një prej autoriteteve më të larta të distriktit, tha se talebanët kishin pranuar të tërhiqeshin pa vënë kushte, duke nënvizuar se megjithatë, duke hyrë në distrikt, kishin dhunuar një marrëveshje të nënshkruar para dy muajsh. Gjatë orëve të para të ditës, Muslim Khan, zëdhënësi i talebanëve, kishte thënë për rrjetin CNN se militantët kishin vendosur të tërhiqeshin. Televizioni pakistanez, "Express TV", shfaqi pamje të militantëve të maskuar teksa tërhiqeshin përmes automjeteve. Ndërkohë që shefi rajonal i "Amnesty International" tha se banorët e distriktit flisnin për një skenar tjetër. "Po dëgjojmë nga banorët e Bunerit se janë tërhequr vetëm talebanët e ardhur nga zona të tjera", tha për rrjetin CNN, Sem Zarifi, drejtor i "Amnesty International" për rajonin e Azisë. "Kështu që talebanët e zonës janë ende aty".
Gjatë ditëve të para të kësaj jave, Sekretarja e amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, paralajmëroi se Pakistani, i cili zotëron armë nukleare, rrezikonte seriozisht të binte në duart e terroristëve. Përpara asaj që u duk dje si tërheqje e talebanëve, një zyrtar vendas shprehu dyshime të forta mbi faktin nëse talebanët do të tërhiqeshin vërtet, ashtu siç u kishin premtuar të enjten autoriteteve. "Askush nuk mund t‘u besojë", tha Sardar Husein Babik, ministri rajonal i Edukimit. Ai shtoi se talebanët kanë thyer edhe më parë premtime, dhe nuk është çudi që kjo të ndodhë përsëri.
Militantët talebanë u shfaqën në distriktin Buner gjatë kësaj jave. Shtënia në dorë e distriktit i afroi shumë pranë kryeqytetit. Militantët menjëherë mbyllën gjykatat, shtinë në dorë gjithë dokumentacionin gjyqësor dhe hapën zjarr kundër trupave pakistaneze, që u dërguan për të mbrojtur banorët e distriktit. Sipas militantëve, distrikti u vu nën kontroll për t‘u siguruar se ligji islamik po aplikohej në mënyrën e duhur. Qeveria pakistaneze e konsideroi sulmin e papritur nga ana e militantëve si shkelje të një marrëveshjeje të nënshkruar së fundmi.
Kryeministri pakistanez, Sijed Jusuf Raza Gilani, tha dje para asamblesë kombëtare se forcat e armatosura qenë në gjendje t‘i ndalnin talebanët, si dhe të garantonin sigurinë e armëve nukleare. "Nëse dikush do ta sfidojë qeverinë, ne do reagojmë", tha Gilani. "Dje dëgjova se talebanët kishin shtënë në dorë Bunerin dhe gjendeshin shumë pranë Islamabadit. Nuk kemi kurajë? Nuk ka ky Parlament aq kurajë sa t‘i ndalë? Mbrojtja e vendit është në duar të forta. Programi ynë nuklear është në duar të sigurta".