Çenei mbron metodat e marrjes në pyetje
Ish-zëvendëspresidenti, i cili pas sulmeve të 11 shtatorit tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të punojnë në "anën e errët" për të mbrojtur veten, këto ditë nuk po përton të lëshojë deklarata në mbrojtje të praktikimit të torturës gjatë procesit të marrjes në pyetje të të dyshuarve si terroristë. "I di shumë mirë çfarë thonë raportet mbi praktikimin e këtyre metodave, por di shumë mirë çfarë mësuam nga procesi i marrjes në pyetje, ashtu si edhe sa i vlefshëm qe ky për vendin", tha Çenei dje në një intervistë.