E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUR TA MSYNË DJALLI ARËN, MOS TI TREMBTË QETË, TA HAN FARËN!

Dalip Greca
(Në përgjigje të ofensivës së dytë të Gjekë Gjonlekës kundër VATRËS dhe DIELLIT)

Gjekë Gjonlekaj vazhdon të keqinformojë opinionin publik rreth veprimtarive të VATRËS dhe Gazetës së saj Dielli. Se çfarë e shtynë që ta bëjë tani këtë sulm në shumë fronte, ai e di. Pas pamfletit të parë të shpërndarë me 14 gusht nëpër gazeta dhe nëpër website, Dielli i dha një përgjigje me editorialin e numrit të gushtit. Gjeka nuk u ndal, ai sulmoi sërish këto ditë përmes, listave të tij të preferuara, duke komentuar shpifjet e veta, dhe duke shtuar doza sulmi me informata të rreme. Për ta bërë veten tamam hero, ai kapet edhe pas një shprehje të urtë, të përdorur në përgjigjen që i dha Dielli, derisa ta gjejë me ndonjë hundë lesh. Në Shqipëri e dinë kuptimin e togfjalëshit hundë lesh. Madje që në shkollat fillore përcillej një tregim për hundëleshin, që do ti tregonte vendin sherrxhiut. Gjeka krijon situate sentimentale, ku shprehjen e urtë e përkthen si paralajmërim për atentat fizik! Mos Gjekë, mos shko deri aty, se nuk ka nge të merret kush me ty. Nëse të kujtohet, para shtatë vitesh më ke kërkuar si dëshmitarë se ishe i rrezikuar nga një sulm imagjinar!ka shtatë vjet dhe stë ka ndodhur gjë. Hiq dorë nga këto halucinacione!
Në shkrimin e dytë akuzohemi se kemi përfolur historinë e fisit tënd, mbiemrit tënd etjAskush nuk është marrë me mbiemrin as me fisin në përgjigjen e dhënë nga Dielli, por ti o i nderuar, i jep vetes rast që të shpalosësh lavdinë e familjes dhe mbiemrit tënd, pa ta kërkuar kush. Mirëpo, populli ka një shprehje se nën hijen e trëndafilit, mbin dhe ferra. Çka do të thotë se jo gjithmonë pasardhësit u ngjajnë paraardhësve.
Ti o i nderuar e i rrëmbyer je marrë gjatë edhe me editorin dhe inskenon thashetheme, siç është ajo e largimit nga Illyria, pas dhjetë vjet punë intensive. Askush nuk ma bëri një vërejtje në ato dhjetë vjet që punova në Illyria, duke mos pushuar as të shtunave, as të dielave. Kurrë nuk pranova kënd që të paguante mbi rrogën që më jepte pronari, edhe pse punoja jashtë orarit e shkoja dhe i intervistoja të moshuarit edhe në shtëpitë e tyre. Kafe kam pirë. I vetmi rast që kam pranuar të qerasem me një ëmbëlsirë, ka qenë rasti i Gjekës. Me sa mbaj mend atëherë shkrova një dossier për Nënë Terezën dhe intervistën që i kishte bërë Shenjtëreshës shqiptare, Gjeka në kohën kur nuk ishte ish, por tamam gazetar i Zërit të Amerikës. Në ato dhjetë vite kam intervistuar dhjetëra nacionalistë, që mbartnin histori të pashkruara, kam bërë dhjetëra dossier, reportazhe, editoriale, analiza, pa kahje politike, vetëm kombëtare. Pata shkruar edhe për Dr. Athanas Gegën, me të cilin Gjeka merret gjatë për tia rritë shtatin shkrimit të vet, natyrisht sot kam shumë më tepër material se çmë ofroi Gjeka atëherë dhe se çfarë shkruan ai sot.
Siç e tregon vetë Gazeta Dielli, apo dhe letërkëmbimet e Editorit të atëhershëm, edhe ai pati probleme me lexuesit, si shumica e editorëve që kanë drejtuar Diellin. Ku mund ti gjesh dy shqiptarë në një mendje? Ne shqiptarëve na shkon më shumë për shtat shprehja: Kush leu, mendt e veta pëlqeu!
Gjeka, përmes shkrimit të tij të dytë, aludon në largimin tim nga Illyria dhe jam i bindur se është i ushqyer nga thashethemet dhe jo nga realiteti; kam mendimin se e bën aludimin për të balancuar ikjen e tij nga Zëri i Amerikës. Unë e ruaj ende vendimin me shkrim të botuesit Vehbi Bajrami, është thjesht për shkak të financave të gazetës. Po ti shtosh këtij dhe faktin tjetër se për tre vite e tre muaj, sa është periudha e largimit tim nga Illyria, nuk u mor njeri tjetër në vendin e editorit të seç shqip, thashethemet e Gjekës treten si kripa në ujë.
Në shkrimin e dytë të Gjekës ka një sulm personal ndaj editorit, ushqyer sipas parimit të tij të thashethemeve. Gjekë, me karakterin tim nuk mund të luash, mos më krahaso me veten! Mua nuk më erren sytë para dollarëve. Nuk kanë fare rëndësi për mua ato. Më mjaftojnë pak para sa të jetoj. Pasuria më e madhe janë fëmijët e shkolluar këtu, studimet pasuniversitare të tyre. Kaq më mjafton. Rëndësi ka karakteri. Pyete kallauzin tënd brenda Vatrës të tregojë faktin se unë refuzova një bonus që më akordoi Vatra për punën e palodhur që bëra bashkë me ekipin për 100 vjetorin e Vatrës, dhe nuk jam ndarë nga vatranët në çdo fushatë dhuruese. Dhe sasia e bonusit nuk ishte e paket, por sa dyfishi i shumës që unë marr në një muaj, si editor. Nuk po ta kallëzoj këtë fakt për egoizëm, apo autolëvdatë, por po ia kundërvë thashethemeve të tua ndaj karakterit tim. Gjekë, kuptoje një të vërtetë; unë nuk të lejoj të hedhësh poshtë punën, lodhjen, vullnetarizmin tim, me një shkrim shpifës. Nëse unë punoj me orë të zgjatura dhe ti që nga zyra jote, pa iu afruar një herë Vatrës, thua se nuk punoj, natyrisht që unë do të mbroj punën time dhe të Vatrës dhe do te përgënjeshtroj ty në opinion publik. Sa për huamarrjen, që ti ma ftillove se e lejon ungjilli, unë mendoj se në mes duhet të jetë mirëkuptimi, besa, mbajtja e fjalës, dhe jo gjyqi! Nejse,ndryshe nga ti, unë nuk njoh një rast kur ti kem marrë kujt borxh, ti je si delja e zezë mes tufës së bardhë këtu në komunitet dhe natyrisht do të bësh avokatin e vetes. Edhe pse jam i ri, sipas teje, 14 vite në SHBA, unë kam lexuar aq shumë për këtë komunitet, kam shfletuar aq shumë dokumente, sa nuk është nevoja të marr informata nga ti, sepse je i pasaktë. Këtë e them për faktin se ti je përgënjeshtruar nga Ismail Kadareja, Noel Malkolm, Frank Shkreli,Illyria, gjyqi me Bota Sot, dhe së fundi nga Dielli. Le që për bëmat e tua janë shkruar edhe libra. Pra ka literaturë për ato çka ke bërë ti dhe me sa jam në dijeni është gati një botim në gjuhën angleze tani.

Gjekë, ti sërish sajon, kur thua se unë tallem me gjuhën tënde, edhe pse ke qenë gazetar i Zërit të Amerikës. Nuk e kam thënë këtë, kam shkruar se artikulli juaj është pa strukturë dhe me të meta, se është ndërtuar me thashetheme, shpifje, sajime, me krahasime si ato të udhëheqësve të Vatrës me Byronë Politike, etj Sa për shkollimin tim, që ti e përmend në shkrimin e dytë, jam i bindur se nuk ke informata të sakta. Gjekë unë e kam përfunduar Universitetin me korrespondencë pasi nuk e kam pasë të kulluar biografinë. Natyrisht nuk jam i persekutuar, edhe pse babai im ka qenë në burg dhe dajua, po ashtu ka bërë shumë vite burg, ka punuar ne kanalin famëkeq të Vlashukut. Ndjehem mirë se në jetë nuk më janë afruar situate të vështira, ku mund të isha vënë në provë, nuk kam qenë komunist dhe nuk kam qenë spiun(E kam me shkrim dokumentin sepse kam kandiduar për deputet tre herë me opozitën e djathtë). Kaq mjafton për të qenë i pastër para sulmeve dhe thashethemeve të tua. Mos hyn andej nga nuk i njeh shtigjet.

Po ashtu, ti përpiqesh të më nxjerrësh gënjeshtar, kur përmend editorialin e Xhevat Kallajxhiut. Unë mendoj se ti je i pasaktë në ato që shkruan. Unë të ofroj koleksionin e Diellit dhe lexoje vetë, Kallajxhiu, që ka bërë një editorial të dytë, përveç atij që citon ti, me titull Editoriali i fundit i shkruar ne kohëndrajen me Diellin dhe Vatrën, ku përmendet edhe Zef Camaj. Jam gati ta huazoj që ta kesh për herë tjetër kur të shkruash..Sa për ato mijëra dollarë që ke harxhuar për botimet e Vatrës, nuk jam shumë i sigurtë se në listat që ruhen në Vatër, ke dhënë $100 për librin që botoi i ndjeri Eduard Lico për Fan Nolin, ndërsa monografia Faik Konica, ti besoj se e di dhe vetë se çfarë është ai botim, pavarësisht emrave që ke përdorur për redaktorë. Nga pamja luksoz, të merr më qafë, por duket që është një botim i nxituar. Nuk parë libër studimor pa bibliografi e pa index alfabetik. Faiku i botuar nga ti, bën përjashtim. Lëre që pate dhe shumë halle me borxhlinjtë atëherë. Eh, O Gjeke, nuk tu ndanë, hallet me borxhlinjtë asnjëherë. Nuk dua atë analizoj libra

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›