Të lahesh në m....
Jam sa e revoltuar po aq e skandalizuar. Jam në mëdyshje nëse ky është veprim i bërë qëllimisht, sabotim, apo edhe më keq harresë. Jam sa e sëmurë aq edhe e pështirosur... sepse nga Durrësi në Kavajë, noton në fekale, pi tretësirë fekalesh, thith erë fekalesh. S’e besoja po e pashë me sytë e mi. Nga Plepat mu bë fiksim se kisha shkelur m..t. Nga makina s’kisha dalë po thash helbete si dihet, mbase përpara se të hipja. Hapa krahun e kontrollova sandalet. Ishin akull. Vazhdova të udhëtoj e meqë ora i kishte kaluar 23.00 dhe trafiku ishte reduktuar ia lejova vetes hapjen e dritareve në bregdet. Tmerr, era e qelbur s’mu nda. Te rreth rrotullimi apo te Konvaleshenca hapa edhe një herë rrugën. Kontrollova tim bir të cilin e kishte zënë gjumi se mos i kishte shpëtuar ndonjë gjë pa dashje edhe pse panolinet ka kohë që i ka hequr. I vinte era beb. Vazhdova të ecë përgjatë rrugës dytësore të plazhit nga Shkëmbi i Kavajës në drejtim të Malit të Robit. Ishte aq e fortë era e qelbur sa hoqa dorë nga tentativa për të thithur ajrin e jodizuar të detit. Mbylla dritaret, por era më kishte mbetur në hundë. Me të ndaluar e të hapur derën te Mali Robit, i njëjti afsh erëkeq më rrethoi. Pyeta e më thanë; Sot është më ndryshe... dje ishte tmerr. Është mëngjes dhe, aroma e fekaleve vjen njësoj e përqendruar. Mbase një xhiro buzë detit do na e largonte. Uji dukej në sy i kthjellët por ajo banjë publike kilometrike, qelbte. Nënat që mezi mbanin të vegjlit, lodheshin më kot. Me tu afruar bregut gëzoheshin me pllaquritjen e ujit, zhysnin kokën si rosat e, bënin sikur notonin. Dielli në ngjitje e sipër e pjek edhe më shumë erën e fekaleve. Një çift del nga deti me lëkurë jeshile. Vajza tmerrohet, ne u bëmë kuriozë. I gjithë bregu papritur ishte kthyer si sipërfaqja e një pellgu të ndenjur e të qelbur. Ishte ora që në det, aty para syve tanë, tubat e mëdhenj shkarkonin fekalet e ditës. Më vjen për të vjellë, jam ende e pështirosur por kjo është më e pakta. Diare, të vjella, temperaturë... Spitali i Durrësit është i mbushur me qytetarë që kanë këto simptoma. Pediatria edhe më shumë. “E pësojnë emigrantët, ju që vini rrallë e kosovarët. Uji i detit që ju hyn fëmijëve në gojë aktivizon bakteret e shkakton këtë situatë”, na thotë pediatria. U tmerrova, plazhi nga Durrësi deri në Kavajë, vret. Shumë do të thonë pse shkon në Durrës, kjo situatë dihet… Por jo çdo njeri ka mundësi financiare apo kohore të zbresë apo të ngjitet më lart, ka edhe nga ata që blerja e një apartamenti të vogël në plazh i detyron të shkojnë për të bërë pushime ekonomike.
Tmerr
Kryeministri Sali Berisha, në këtë korrik 2012, gjatë përurimit të terminalit të ri në Portin e Durrësit, e quajti këtë plazh, ndër më të bukurit në Evropë. Nga larg mbase duket i tillë, po sa nga ministrat e kabinetit të tij, i kanë kaluar pushimet në vilat qeveritare të Durrësit? Po vetë kryeministri pse nuk e theu rekordin në ujërat e Durrësit po të Dhërmiut? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse vetëm 1 kilometër nga rezidencat qeveritare, ngjitur me rrethimin e Konvaleshencës së Ushtrisë, shtrihet deri në det një kanal që derdh fekale. Ajo zonë qelbet edhe më shumë se të tjerat e, ata që kanë shtëpinë aty pranë, as dritaret s’mundet ti hapin, ndërsa lahen në atë që bëjnë...
Raporti i vitit 2009 mbi gjendjen mjedisore, bërë nga Ministria e Mjedisit për treguesin mikrobiologjik fecal coliforms FC dhe Intestinal Enterococcus IE, rezultoi se plazhi i Durrësit dhe Kavajës ishte shumë i ndotur. Në vitin 2010 një tjetër raport tregon se situata në këto dy plazhe ishte alarmante. Nga përpunimi i rezultateve të analizave të kryera në plazhin e Durrësit, rezultoi si plazhi më i ndotur. 85% e rezultateve e klasifikuan këtë plazh në kategorinë D, shumë të ndotur, ku duhet të merreshin masa urgjente për përmirësimin e situatës. Pas saj vinte Kavaja me plazhin e Golemit që rezultoi 70 për qind i ndotur. Në rekomandimet e mjedisit ishte vendosja e tabelave ndaluese për larjen e pushuesve dhe gjetja e zgjidhjes së menjëhershme për sistemimin e kanalizimeve. Jemi në vitin 2012, asnjë nga rekomandimet nuk është zbatuar, çka me logjikë të thjeshtë na bën të mendojmë se shkalla e ndotjes ka arritur 100 për qind. Instituti i Shëndetit Publik është ende duke kalkuluar analizat e marra në bregdet e së shpejti do të kemi përgjigjet zyrtare.
Rrenat me bisht
Premtimet e pafundme, vit pas viti, na vjen pak si zor t’jua kujtojmë, por kur nuk ju vjen juve që i bëni, do të na quajnë budallenj e jo profesionalë, po të heshtim. Pra le të fillojmë me informacionin zyrtar të mbledhur nga Ministria e Punëve Publike.
28 tetor 2005- Në Kavajë ngrihet impianti i parë për pastrimin e ujërave të zeza në Shqipëri. Prezent gjatë përurimit ishte dhe kryeministri Sali Berisha, Ambasadori gjerman në Tiranë, Hanns Peter Annen, Ministri i Punëve Publike, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. “Dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët e Kavajës dhe të Shqipërisë se problemet e mjedisit dhe të shëndetit janë një nga përparësitë kryesore të programit të qeverisë sonë”, u shpreh kryeministri. Ky impiant u financua me fondet e Bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Për këtë, qeveria gjermane ka vënë në dispozicion, nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) shumën prej 7 milionë euro.
25 janar 2007 - Nënshkrimi i Kontratës së Projektit të Integrimit të Ujërave dhe Ekosistemit. Ministria e Punëve Publike, nënshkroi sot kontratën prej 13.25 milion euro për fillimin e “Projektit të Menaxhimit të Integruar të Ujërave dhe Ekosistemit”. Banka Botërore si financues kryesor i këtij projekti, ka për synim zvogëlimin e ndotjeve në brigjet pranë qyteteve të Durrësit, Lezhës, Shëngjinit dhe Sarandës, si dhe monitorimin dhe menaxhimin ambiental të zonave bregdetare. Kjo do të arrihet me anë të ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura me teknologjive moderne, si janë ligatinat, përveç Durrësit, në të cilin do të ndërtohet shtesë edhe një impiant konvencional pastrimi të ujërave të zeza. Realizimi i këtij projekti në qytetin e Durrësit financohet nga Granti (GEF-it) në bashkëpunim me Bankën Botërore kap shifrën e më shumë se 8,5 milion EUR. Impianti i pastrimit konvencional dhe ligatina do të ndërtohet për të përballuar prurjet e ujërave të zeza të një popullsie deri në vitin 2022 në total prej rreth 250.000 banorë. Këto impiante do të jenë një garanci për mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e florës dhe faunës dhe rrjedhimisht, ky investim do të bëjë më tërheqës fluksin e turisteve të huaj dhe vendas, do të influencoje dhe rritjen e mëtejshme të standardit të jetës dhe rritjes ekonomike të këtyre qyteteve.
31 mars 2012- Plazhet e gjirit detar të Durrësit në vjeshtën e këtij viti nuk do të rrezikohen më nga ujërat e ndotura, falë një investimi të përgjithshëm prej rreth 20 milion euro, që vazhdon të zbatohet edhe në rrethin e Kavajës. Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, sot në mesditë, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen në zonën bregdetare pranë Malit të Robit, 6 km në jug të qytetit të Kavajës, u shpreh se çdo metër i urbanizuar i kësaj sipërfaqeje do të lidhet me magjistralin e ujërave të zeza, të cilat më pas do të përpunohen në impiantin e pastrimit pranë këtij qyteti.
Ministri shtoi se ka përfunduar tenderimi i një financimi të qeverisë shqiptare me vlerë 4 milion euro, që do të shërbejë për shtrimin e sistemit të kanalizimit sekondar dhe terciar të kësaj zone. Nga ky projekt do të përfitojë edhe qyteza e Golemit, megjithëse ajo nuk bën pjesë në vijën bregdetare.
1 qershor 2012- Vendim i Këshillit të Ministrave “Për sigurinë në det, plazhe dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit. Në këtë vendim termi PLAZH PUBLIK përkufizohet kështu; Plazh publik, ato zona të plazheve, që janë të autorizuara dhe të hapura për përdorim publik e që ofrojnë mjete minimale për përdorim, me kushtet e sigurisë dhe higjienës. Në një prej anekseve të vendimit thuhet se prania e flamujve dhe posterave për siguri dhe higjienë në vende të paautorizuara, është përgjegjësi e njësive të qeverisjes vendore, ndërsa për plazhet e autorizuara e pushtetit qendror.
Korrik 2012 - Impianti i Përpunimit të Ujërave të Zeza të Durrësit është pothuajse i përfunduar dhe, brenda pak javësh, do të jetë funskional, për të përpunuar fillimisht ujërat e përdorura të qytetit të Durrësit dhe, brenda vitit, edhe ujërat e zonës turistike nga ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait, apo ndryshe, plazhit të Durrësit. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, inspektoi sot punimet në këtë impiant, ku po bëhet tashmë lidhja e sistemeve elektronike të kontrollit dhe laboratorit dhe trajnimi i stafit që do të operojë këtë vepër të rëndësishme publike, që kushtoi 11 milionë euro.
**
Nuk e di sa para janë hedhur sepse s’jam aq e aftë të mbledh kaq shumë miliona, shumica më duket sikur janë hedhur me të njëjtin qëllim në të njëjtin vend, por jam e aftë të konstatoj se edhe këtë vjeshtë, plazhi qelbet. Më e indinjuara kur opozita del e flet për përkeqësimin e cilësisë së turizmit është Ministria e Turizmit, tjetër përgjegjëse për këtë “hale” të madhe publike nga Durrësi në Kavajë. Pse nuk pushon me familjen e tij ministri Bumçi në Durrës te vilat qeveritare, pse nuk e sjell fëmijën të lahet me të tjerët në ujërat e gjelbërta të Durrësit, të gjelbërta nga fekalet jo nga kthjelltësia... Jam ende e sekëlldisur nga ajo erë m..t që vjen plazhi dhe, një apel për qytetarët të cilin duhet ta bënte shteti me instrumentet e veta; Ruani fëmijët e veten, plazhi nga Durrësi në Kavajë, vret.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)