Vlore edhe Apeli le ne burg Prudentinon
VLORE - Gjykata e Apelit njohu dje vendimin e shkalles se pare duke lene ne burg bosin e organizates mafioze Sacra Corona Unita Albino Prudentino. Ne seancen qe zgjati rreth nje ore mbrojtja i kerkoi trupit gjykues revokimin e mases se sigurise kerkese e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Alma Licaj. I pandehuri Prudentino ishte i pranishem ne salle kur iu komunikua masa e arrestit me burg. Avokati Ferdinand Ndoja u shpreh se klienti i tij eshte arrestuar ne kundershtim me ligjin dhe se ai duhet te hetohet ne gjendje te lire pasi nuk paraqet asnje rrezikshmeri. Sipas tij per arrestimin e Prudentinos nuk kane mberritur dokumente zyrtare nga Italia por vetem nje faks. Gjykata vendosi 30 dite kohe per te kryer hetime te metejshme ne lidhje me sekuestron e nje kompjuteri si dhe kartave telefonike qe jane bllokuar ne kohen qe eshte bere kontrolli ne banesen e te arrestuarit. Bosi i organizates mafioze Sacra Corona Unita u arrestua disa jave me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit nga Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te koduar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates mafioze Sacra Corona Unita. q.b