KE: Rimekembja ekonomike e Shqiperise vijoi dhe gjate ketij viti Eglantina Nasi
Shqiperia po vazhdon te shenoje rritje ekonomike edhe gjate muajve te ketij viti. Kete here, eshte Komisioni Evropian, ai qe e konfirmon nje fakt te tille, ne raportin e posacem qe ka publikuar per vendet kandidate ne BE dhe ato qe jane ne proces para-anetaresimi. Saktesisht, duke dhene nje panorame te zhvillimeve kryesore ekonomike te tyre per tremujorin e dyte 2013, ekspertet e KE-se teksa fokusohen tek analiza per Shqiperine, pohojne se “rimekembja e saj ekonomike vazhdoi ne tremujorin e pare te vitit 2013 me nje rritje reale te PBB-se prej 1.7%, e ngjashme me kjo me rritjen prej 1.8%, e regjistruar tremujorin e meparshem”. “Industria ka regjistruar nje performance te forte, duke u zgjeruar me 14.8% nga viti ne vit. Sidomos nga nje rritje e vazhdueshme dhe e forte e industrise nxjerrese, 35.2%, nga viti ne vit”, citojne me tej ekspertet e Komisionit Evropian per ekonomine e vendit tone. Duke shtuar sakaq, edhe faktin se ndertimi, si nje sektor me ecuri negative, ka nisur te tregoje nivele me te uleta te renies se tij, perkatesisht me nivelin prej -4.8%, kundrejt atij prej -17.6% gjate vitit 2012 si nje i tere). Me tej, KE aludon ne raportin e tij ekonomik per Shqiperine edhe mbi faktin e nje tkurrjeje te shpenzimeve prej qytetareve te saj, e lidhur kjo edhe me nje renie te nivelit te remitancave ne teresi, por edhe kushtet e shtrenguara te kreditimit ne vazhdimesi. “Nga ana tjeter, kerkesa e huaj ka kontribuar pozitivisht ne rritjen ekonomike, sic sugjerohet nga ngushtimi i metejshem i deficitit tregtar. “Sipas Bankes se Shqiperise (BSH), te dhenat e permiresimit te treguesve te ndjeshem ekonomike, i cili kishte filluar ne fund te vitit 2012 pas nje renie prej kater tremujoresh radhazi, ka vazhduar ne tre muajt e pare te ketij viti, megjithese indeksi mbetet dukshem me poshte normes se tij mesatare afatgjate”, citojne mes te tjerash ne raportin e tyre, ekspertet e KE-se. Duke marre ne analize gjithashtu edhe treguesin e papunesise ne vend, per te cilet, ai ka pesuar nje ulje te tij gjate muajve te pare te ketij viti. “Sipas vleresimeve nga statistikat zyrtare, shkalla e papunesise sivjet ka qene 12.8%, poshte nivelit prej 13.1% te nje viti me pare. Dhe megjithese forca e punes eshte rritur me nivelin prej 1.5% ne vit, kjo duket se kompensohet nga nje rritje ne nivelin e pergjithshem te punesimit, prej 1.9%,
nxitur kryesisht nga prirja e vazhdueshme rritese qe ai shfaq ne sektorin privat jo-bujqesor”, eshte nje koment tjeter qe behet lidhur me kete tregues ne faqet e raportit te Komisionit Evropian.
“Eksportet ne rritje, me nivel vjetor 17%”
Nje tjeter tregues i rendesishem i ekonomise shqiptare, per te cilin ekspertet e KE-se japin vleresime pozitive, eshte edhe ai i eksporteve. “Rritja e eksporteve ka vazhduar, me nje nivel vjetor 17%, i nxitur kryesisht nga nje performance afatgjate pozitive e atyre te mineraleve, lendeve djegese dhe energjise elektrike, kategoria me e madhe ne drejtim te eksporteve”, thuhet saktesisht ne raportin e KE-se lidhur me kete fakt.
“Kujdes me kredite, po jepen me pak”
Shtrengimi i kushteve per te marre nje kredi, si per bizneset, ashtu edhe per individet, eshte nje dukuri tjeter qe komisioni Evropian e ve ne dukje ne raportin e tij. “Sipas rezultateve te anketes mbi huadhenien bankare qe jep Banka se Shqiperise, standardet e kredise te aplikuara per bizneset vazhduan te shtrengohen gjate tremujorit te pare, megjithese ne nje ritem te ngadalte, teksa jane rritur si kerkesat per kolateral dhe jane zgjeruar kufijte per kredite me rrezik”, thuhet ne raport. Duke shtuar me tej, se edhe kerkesa per kredi eshte vleresuar ne renie, si per bizneset, ashtu edhe per familjet shqiptare.