LSI: Turizmi, te perfitojme nga kriza ne Egjipt e Turqi
Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar dje vemendjen e institucioneve shteterore per situaten turistike ne vend. Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ylli Manjani, tha dje ne nje deklarate per mediat se institucionet duhet te garantojne standarde per pushuesit. Ai tha se situata e krizes ne Egjipt dhe ne Turqi duhet te shfrytezohet nga Shqiperia per te rritur numrin e turisteve. “Agjencite turistike, sherbimeve konsullore kudo qe te jene duke pasur parasysh qe ka edhe nje situate disi te favorshme per shkak se dy vende te medha qe kane thithur turiste per vite me radhe, Turqia dhe Egjipti jane sot ne situate krize. E per pasoje situata turistike nuk eshte e favorshme, keshtu qe eshte nje moment kur te gjitha agjencite tona te marrin kete avantazh per ta shfrytezuar dhe per te sjelle drejt bregut shqiptar sa me shume turiste te jete e mundur”,- tha Manjani. Sipas tij, ne kete menyre ndihmohet ekonomia shqiptare. Perfaqesuesi i LSI-se, Ylli Manjani tha se ne kulmin e sezonit turistik, sipas tij, nuk ka dyndje ne brigjet shqiptare. “Jemi ne kulmin e sezonit turistik, eshte kulmi kur duhet te kishim prenotime, duhet te kishim nje dyndje drejt bregut shqiptar dhe ne fakt po ndodh e kunderta”,- tha Manjani. Perfaqesuesi i LSI-se shtoi se mungesa e ujit te pijshem dhe infrastruktures pengon zhvillimin e turizmit. “Ka nje levizje me shume sforco te qytetareve shqiptare, por jo vetem, dhe kjo vjen per shkak se gjithmone e me shume emetohen lajme te tipit qe, ne fakt jane edhe te verteta, qe mungon uji i pijshem, mungon infrastruktura rrugore, mungon energjia elektrike, madje ngrihen edhe shqetesime deri tek pastrimi i mbetjeve, i ujerave te ndotura apo i plazheve te pastra”,- tha Manjani. Ai u shpreh se institucione si Policia e Shtetit duhet te garantojne rendin, ne menyre qe siguria publike te mos ndikoje tek ulja e numrit te pushuesve. “Perdite ka ngjarje te renda kriminale derti te shperthime me eksploziv e qe nuk jane edhe keto gjera te mira, qe te marrin situaten ne dore dhe te ndihmojne qartesisht qytetaret shqiptare, por jo vetem, qe t’i drejtohen bregut te Shqiperise per te kaluar 10 dite pushime. Kjo eshte nje detyre qe cdo shtetas i ketij shteti sot duhet ta kete”,- u shpreh Manjani. Apeli i LSI-se nuk eshte drejtuar vetem ndaj institucioneve, por edhe ndaj medias per te rritur sensibilizimin per shtimin e numrit te turisteve. “Keshtu qe ne kete pikepamje them qe eshte momenti te terheqim vemendjen qe ne kete situate, qe eshte praktikisht kulmi i sezonit turistik te mund te nxisim sa me shume turiste qe vijne ne vend. Eshte nje thirrje qe praktikisht e bejme edhe per mediat”,- u shpreh nenkryetari i LSI-se,Ylli Manjani. Ai u shpreh se ka nje levizje me shume sforco te qytetareve shqiptare drejt turizmit dhe sipas tij pwr kwtw ndikon dhe infrastruktura. “Kjo vjen per shkak se gjithmone e me shume emetohen lajme te tipit qe, ne fakt jane edhe te verteta, qe mungon uji i pijshem, mungon infrastruktura rrugore, mungon energjia elektrike, madje ngrihen edhe shqetesime deri tek pastrimi i mbetjeve, i ujerave te ndotura apo i plazheve te pastra”, tha Manjani.