E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

DURRES – Një person ka humbur jetën në Durrës, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm tek rotondoja e Shën Vlashit në Durrës, ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Shpëtim Tepshi.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Tepshi drejtonte automjetin tip ‘Benz’ me targë DR5629D, dhe në momentin e aksidentit ndodhej i vetëm në makinë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rrëshen, motoçikletë del nga rruga, humb jetën një 40-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›