E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Fier Vlera e demokracise eshte vota jo dhuna

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta zhvilloi dje disa takime ne komunat e rrethit te Fierit me strukturat dhe elektoratin e LSI-se. Ne keto takime kreu i LSI-se ka kerkuar angazhimin e gjithe anetareve dhe mbeshtetesve te LSI-se per te arritur objektivat e kesaj force politike ne zgjedhjet e 8 majit. Ne fjalen e tij Meta tha se zgjedhjet vendore kane nje rendesi te vecante per vete qytetaret. Ai theksoi se ata kane mundesi qe te zgjedhin drejtuesit me te mire dhe me te besueshem per te drejtuar pushtetin vendor. Nder te tjera ai theksoi Zgjedhjet e 8 majit jane te rendesishme per komunitetin dhe jeten e banoreve. Ai u ndal edhe ne programin konkret te LSI-se duke vene thekson ne aspektin e investimeve per fermeret ne komuna. Ai tha se subvencionet do te rriten ne masen 30 per tu ardhur ne ndihme fermereve dhe sipermarresve. Me tej Meta shtoi se nje mbeshtetje e vecante do ti jepet bujqesise. Ndersa duke folur per qellimet e LSI-se Meta kerkoi nga drejtuesit e LSI-se ne kete komune anetaret dhe simpatizantet qe te punojne duke shtuar se duhet mobilizim per te arritur objektivin e 2-fishimit te rezultatit zgjedhor. Ai shtoi se LSI-ja eshte gati per fitoren. Kryetari i LSI-se u ndal edhe ne situaten politike ne vend duke theksuar se alternativat ku do te zgjedhin qytetaret jane te percaktuara qarte mes demokracise dhe dhunes. Vlera e demokracise eshte vota jo dhuna - tha Meta duke iu referuar ngjarjeve te fundit. Ai shtoi se opozita e dhunes eshte kunder votes se qytetareve. Kreu i LSI-se Meta u shpreh se koalicioni qeverises vjen ne kete fushate me nje bilanc mjaft pozitiv dhe te prekshem nga te gjithe shqiptaret. Koalicioni i integrimit u dha qytetareve dinjitet ne Evrope - tha Meta duke theksuar rendesine qe ka liberalizimi i vizave. Nga ana tjeter duke u ndalur ne rendesine qe kane zgjedhjet vendore Meta u shpreh se taksat dhe buxhetet e pushtetit vendor kane si qellim kryesor ndihmesen dhe zgjidhjen e problemeve te qytetareve dhe jo financimin e dhunes sic ka ndodhur me demonstratat e PS-se. Komunat dhe bashkite ne sherbim te qytetareve jo pagatore e dhunes. Meta dhe drejtues te LSI-se se Fierit kane qene fillimisht ne komunen Frakull te ketij qyteti dhe me pas ne komunen Portez dhe Zharre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›