Punesimi ne vend numero. Shkurtime ne ndertim e sherbime

Numri i të punësuarve ka pësuar rritje modeste gjatë këtij viti, duke treguar problemet me të cilat ndeshen bizneset dhe ekonomia. Sipas bilancit të forcave të punës, numri i të punësuarve në nivel vjetor u rrit me të njëjtin ritëm të tremujorit të kaluar, duke qëndruar në normën 1.7%.
Banka e Shqipërisë sqaron se kjo rritje ka ardhur më së shumti nga hapja e vendeve të reja të punës në sektorin privat jobujqësor. Konkretisht rritja për tre muajt e parë të këtij viti në këtë sektor ishte 4.3 për qind. Negativisht në numrin e të punësuarve ka ndikuar gjatë këtij viti sektori publik, ku sipas shifrave të publikuara së fundmi vërtetohet vijueshmëria e trendit rënës.
Gjatë këtij viti ka pasur një rënie vjetore prej 0.5%, ose rreth 800 vende pune të shkurtuara në administratë. Sipas Bankës së Shqipërisë rënia me 0.5% vijon me të njejtin ritëm që nga viti i kaluar. Duke kaluar te pritshmëritë për këtë vit, sektori privat shprehet optimist, por edhe pesimist për të ardhmen.
Në tërësi pritjet për punësimin, bazuar në të dhënat e vrojtimeve të besimit për tremujorin e dytë 2011, janë optimiste. Bizneset e industrisë dhe të shërbimeve shprehen kështu për punësimin dhe presin përmirësime të mëtejshme gjatë vitit.
Ndërkohë, bizneset e ndërtimit dhe të tregtisë janë pesimiste si mbi situatën aktuale ashtu dhe atë të pritshme për punësimin. Tremujori i parë i këtij viti regjistroi forcë pune prej mbi 1 milionë e 63 mijë personash, ndërsa të punësuar janë 920 mijë e 439 persona.
Nga këta rreth 165 mijë janë në sekorin shtetëror, rreth 248 mijë në sektorin privat dhe pjesa tjetër prej mbi 500 mijë janë të punësuar ose vetëpunësiar në sektorin privat bujqësor. Papunësia vijon të regjistrojë ndryshime krejt të vogla, duke ngelur rreth nivelit 13.4 për qind.
Florian Papadhimitri